11/29/2013

Kreditë, barrë për huamarrësit

Kamatat e kredive në bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta dhe kjo paraqitet barrë e madhe për huamarrësit, qoftë për biznese apo individuale, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Kamatat e kredive në Kosovë sillen nga 9 deri në 24 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë, norma këto që vazhdimisht janë cilësuar si më të lartat në rajon.

Instituti për Studime të Avancuar (GAP), herë pas herë bën analiza të ndryshme në sistemin bankar të Kosovës.
Berat Thaçi, nga ky institut, pohon se diferenca në mes normave të interesit në depozita dhe kredi është më e larta në rajon. “Kjo është shqetësuese kur kemi parasysh se ne kemi një ekonomi shumë të varfër, do të thotë Bruto Produkti Vendor për kokë banori është më i ulëti në rajon. Do të thotë në njërën anë ne jemi të varfër dhe në anën tjetër kemi norma të larta të interesit. Këtu është fakt se këto norma ndalin zhvillimin ekonomik, pasi qasja e bizneseve në kapital është shumë e shtrenjtë, atëherë ndalen investimet, rrjedhimisht ngadalësohet zhvillimi ekonomik”, thotë Thaçi.
Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi, nga Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, konsideron se me zbatimin dhe funksionimin e ligjeve të Kosovës, bankat kanë mundësi që të korrigjohen në nivelin e tyre të kamatave. “Problemi, sa qëndron te bankat, po aq qëndron edhe te mekanizmat tjerë institucional, në radhë të parë mendoj se është shërbimi i kadastrës, pastaj gjyqësia duhet të jetë shumë më funksionale në mënyrë që bankat të kenë një siguri më të madhe dhe të kenë mundësi që sa më shpejtë të kapitalizohen, apo t’i kthejnë mjetet nëse kanë ndonjë problem rreth realizimit të hipotekave”, shprehet Rexhepi.
Edhe Berat Thaçi, nga Instituti GAP, thotë se mosfunksionimi i duhur i sistemit të drejtësisë, bën që bankat komerciale të perceptojnë ambientin e biznesit si të rrezikshëm dhe si kompensim për këtë, ata i rrisin normat e interesit.
Faktor tjetër, sipas Thaçit, është konkurrenca jo e mjaftueshme në sistemin bankar, si dhe mungesa e valutës kombëtare, pasi në këtë mënyrë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk mund të ndikojë në normat e interesit në bankat komerciale që operojnë në vend. “Një nga faktorët është edhe koncentrimi i lartë në vetë sistemin bankar, deri në 80 për qind të aseteve zotërohen në tri bankat më të mëdha komerciale. Do të thotë edhe ky mund të jetë një problem që po ndikon në normat e larta të interesit”, shprehet Thaçi.
Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale. Ndërkaq, kamatat e kredive i përcaktojnë në bazë të politikave të tyre, pasi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në politikat e bankave

11/28/2013

Deflacioni, më i frikshëm se inflacioni




Pavarësisht se në treg janë hedhur miliardë dollarë, euro, paund, apo jen nga bankat qendrore më të mëdha të botës në vitet e fundit, investitorët e shikojnë deflacionin si një kërcënim më të madh se inflacioni në 12 deri në 24 muajt e ardhshëm.

Rreth 60 për qind e 912 investitorëve globalë, të anketuar nga Barclays e shikojnë rënien e çmimeve si një rrezik global, më të madh se rritja e çmimeve. Frika e deflacionit reflektohet edhe në opinionin e investitorëve për të blerë ar, që zakonisht përdoret si një mbrojtje ndaj inflacionit. Për këtë arsye rreth 25 për qind e investitorëve parashikojnë se çmimi i arit do të bjerë poshtë 1 mijë e 200 dollarë për onz deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2014, ndërsa 25 për qind të tjerë parashikojnë se ari do të tregtohet midis 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 250 dollarë për onz.
Për shembull, rritja e presioneve deflacioniste në zonën euro është kthyer në një shqetësim serioz, duke bërë që Banka Qendrore Europiane të ulë normën bazë të interesit në një nivel të ri rekord prej 0.25 për qind. Inflacioni në Eurozonë ra në 0.7 për qind në tetor, niveli më i ulët që nga Nëntori i vitit 2009, duke shkaktuar shqetësime se rajoni është pranë rrezikut të deflacionit sipas stilit japonez. Në mjedisin e tanishëm, rënia në deflacion do të ishte shumë i keq, pasi ulja e pagave dhe e çmimeve do të bënte që shlyerja e borxhit të ishte shumë e vështirë. Gjithsesi, shqetësimi kryesor i investitorëve është perspektiva e Rezervës Federale për të zvogëluar sasinë e blerjes së bonove, raporton Scan TV.
Shumica e tyre parashikojnë se Banka Qendrore Amerikane do të fillojë të zvogëlojë masën e blerjes së bonove në Mars të vitit 2014. Sa i përket tregut të aksioneve, rreth 60 për qind e investitorëve parashikojnë një kthim të mirë nga investimi gjatë tre muajve të ardhshëm. Të njëjtin shqetësim ndan edhe Banka e Shqipërisë që vetëm një ditë më parë uli sërish normën bazë të interesit në një nivel të ri rekord prej 3.25 për qind.
Guvernatori Ardian Fullani tha se ky vendim vjen në përgjigje të rritjes së dobët ekonomike dhe presioneve të ulëta inflacioniste. Banka Qendrore synon të ulë më tej normat e interesit në tregjet financiare, me qëllim për të nxitur konsumin dhe investimet private

Të thellohen marrëdhëniet ekonomike me Egjiptin

Delegacioni nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe komuniteti i biznesit nga shteti i Egjiptit, kanë biseduar për me thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, tha se qëllimi i këtij takimi është që përmes dialogut dhe përmes përvojës të gjendet një mundësi se si mund të forcohet edhe me tutje bashkëpunimi. Po ashtu ai ceku se pas njohjes së Kosovës nga Egjipti, mundësitë e bashkëpunimit janë më të mëdha.
Udhëheqësi i delegacionit egjiptas Khaled M. Khalil, tha se janë në Kosovë për punë konkrete. “Me një iniciativë, që jo vetëm si ide, por ta zhvillojmë maksimalisht dhe të jemi të qëndrueshëm në këtë iniciativë për avancimin e bashkëpunimit tonë duke i’u referuar të gjithë sektorëve të biznesit”, tha Khalil.
Përveç pritjes së delegacionit, u mbajtën edhe takime B2B me biznese kosovare dhe ato të Egjiptit të sektorëve të ndryshëm, duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për eksport-import.

Bankat me SWIFT - kod të Kosovës




Autoritetet bankare në Kosovë paralajmërojnë se nga 9 dhjetori në Kosovë pritet të zbatohet SWIFT-kodi i Kosovës për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe për bankat komerciale që veprojnë në vend.

Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror, e njohur me shkurtesën SWIFT, ka caktuar një kod të veçantë shtetëror për t’u përdorur në lidhje me identifikimin e institucioneve financiare të Republikës së Kosovës.
Kodi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të jetë CBRXKPR, ndërkaq bankat komerciale do të kenë kode individuale, bën të ditur Florim Maxharraj, këshilltar i lartë i Bordit ekzekutiv për tregjet, instrumentet dhe infrastrukturën financiare në Bankën Qendrore të Kosovës.
Maxharraj tregon se përdorimi i këtij kodi, përveçse mundëson lehtësi për klientët, mundëson edhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit. “Përpos përfitimeve të drejtpërdrejta për klientët e bankave, apo urdhëruesve të pagesave në dobi të qytetarëve ose institucioneve të Republikës së Kosovës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me qasjen në sistemin SWIFT, do të përfitojë edhe në lehtësimin e luftimit të pastrimit të parave të financimit të terrorizimit”, thotë Maxharraj.
Ndryshe, përdorimi i këtij kodi nga bankat komerciale që operojnë në vend, mundëson lehtësi për transferet dhe transaksionet ndërkombëtare, dhe njëkohësisht ul koston e transfereve ndërkombëtare, thonë ekspertë të kësaj çështje.
SWIFT-kodi bankar për Kosovën është një lajm i mirë për vendin, për arsye se përfitimet janë shumëdimensionale, si nga aspekti ekonomik ,po ashtu edhe nga aspekti politik, konsideron Naim Gashi, profesor në Universitetin e Prishtinës. “Në aspektin politik, SWIFT-kodi tregon se Kosova ka një identitet ekonomik në sektorin bankar ndërkombëtar, ndërsa në aspektin ekonomik, është se SWIFT- kodi krijon lehtësi në transaksionet financiare, të cilat i bëjnë institucionet financiare në Kosovë”.
“Ai ndikon në uljen e kostos së transfereve bankare nga një vend në vend tjetër. Mirëpo, ajo çka është më e rëndësishme, ai ndikon edhe në shkurtimin e kohës së transaksioneve financiare” , vlerëson Gashi.
Në mungesë të SWIFT- kodit, Gashi thotë se këtë barrë e kanë paguar shtetasit e Kosovës, të cilët kanë pasur kosto më të lartë për transfere ndërkombëtare, në krahasim me vendet e rajonit dhe vendet tjera të Evropës.
Kjo, sepse në mungesë të Kodit të gjitha bankat që veprojnë në Kosovë është dashur të kenë një bankë korrespondente në perëndim, e cila gjithmonë shton koston e transaksioneve.
Përdorimi i SWIFT - kodit, ndikon edhe në rritjen e performancës së bankave komerciale, por edhe të vetë Bankës Qendrore të Kosovës në nivel ndërkombëtar, thotë profesori tjetër në Fakultetin Ekonomik, Safet Merovci, i cili ligjëron lëndën Financat Ndërkombëtare.
Merovci thotë se përdorimi i kodit unik të Kosovës, rrit sigurinë edhe tek investitorët e huaj. “Kjo ndikon më së shumti tek investitorët e huaj, sepse transaksionet i sheh se i bën me një kod të një shteti tjetër dhe investon në Kosovë, sigurisht që politikisht investitorët të frikësohen nga investimet në Kosovë”, thotë Merovci për Radion Evropa e Lirë.
Në një komunikatë për media, Shoqata e Bankave të Kosovës, ka njoftuar për fillimin e zbatimit të SWIFT-kodit të Kosovës në sistemin bankar në vend.
Në komunikatë thuhet se zbatimi i SWIFT - kodit të Kosovës nga bankat komerciale, do t’u mundësojë lehtësi diasporës shqiptare dhe qytetarëve rezident të Kosovës, pasi që tani transferet dhe transaksionet tjera ndërkombëtare do të bëhen më lehtë, ngase bankat komerciale do të jenë të pajisura me SWIFT - kod të Kosovës

11/27/2013

Kosova e Çekia, marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë

Prishtinë, 26 nëntor - Në Ministrinë e Financave sot do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet në të ardhurat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë.  

Në emër të Republikës së Kosovës këtë marrëveshje do ta nënshkruaj Ministri i Financave, Besim Beqaj, ndërsa në emër të Republikës së Çekisë do ta nënshkruaj ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Jiri Doležel.  

Ceremonia e  nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet sot nga ora 14:30, në Ministrinë e Financave - Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, kati 11- salla e konferencave. 

Raiffeisen me profit prej 411 milionë Euro

Vjenë, 27 nëntor - Përkundër rrethanave të vështira ekonomike dhe parashikimet e kufizuara për zhvillimet ekonomike, Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka arritur profit para tatimit prej 696 milionë Euro në tremujorin e tretë të vitit 2013.

Profiti pas tatimit është zvogëluar për 48.0 për qind në 461 milionë Euro (Q3 2012: 889 milionë Euro) si rezultat i përqindjes së rritur të tatimit. Profiti i konsoliduar ka shënuar rënie prej 51.2 për qind në 411 milionë Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Q3 2012: 842 milionë Euro). Të hyrat për aksion kanë shënuar rënie për 2.21 Euro në 1.34 Euro. 

\"Duke ju falenderuar përmirësimit të dukshëm të margjinave të interesit neto, ne kemi rritur të hyrat operative për pothuajse 7 për qind brenda nëntë muajve të parë. Edhe fakti që të hyrat tona janë rritur më shumë sesa shpenzimet është sukses për ne. Por, ne dëshirojmë të jemi shumë më të mirë dhe po synojmë të mbajmë kostot e vitit 2016 në nivelin e njëjtë me kostot e vitit 2012. Duke pasur parasysh edhe lëvizjet e inflacionit, mbajtja e kostos së njëjtë do të korrespondonte me kursimin e rreth 450 milionë Eurove në tre vjetët e ardhshme. Me \"Fit for Future 2016\", ne e kemi zhvilluar dhe filluar një program gjithëpërfshirës për kursimin e kostove në kuadër të të gjithë grupit dhe kjo do të na mundësojë të arrijmë synimin tonë \", tha Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i RBI.

Në total, rezultatet operative të RBI arritën në 1,837 milionë Euro për tre muajt e parë të vitit 2013, që paraqet një rritje prej 10.4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012 (Q3 2012: 1,664 milionë Euro).

Provizionimi neto për mbulimin e kredive joperfomuese është rritur për 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar dhe ka arritur në 800 milionë Euro. Shpenzimet e përgjithshme administrative janë rritur për 94 milionë Euro dhe kanë arritur shifrën prej 2,430 milionë Euro; shumica e këtyre shpenzimeve administrative është e lidhur me konsolidimin dhe integrimin e Polbank në maj të vitit 2012. Si rezultat i të hyrave më të larta operative, raporti i shpenzimeve/të hyrave ka shënuar rënie për 1.5 pikë përqindjeje në 56.9 për qind.

Shpenzimet e punonjësve, me 50 për qind, paraqesin pjesën më të madhe të shpenzimeve të përgjithshme administrative. Këto shpenzime janë rritur për 4 për qind dhe kanë arritur shifrën e përgjithshme prej 1,227 milionë Euro.

Ndërsa, numri i punonjësve (me orar të plotë) deri në fund të tremujorit të tretë ishte 58,772.

Asetet e përgjithshme të RBI ishin 131 miliardë Euro ndërsa nëse e krahasojmë me fundin e vitit 2012, asetet kanë shënuar rënie për 4 për qind ose 5.1 miliardë Euro.
Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2013, kreditë dhe paradhëniet për klientë ishin 76.8 miliardë Euro ndërsa depozitat e klientëve kanë arritur shifrën prej 67.5 miliardë Euro.

Menaxhmenti dhe Parlamenti i Studentëve vizituan konviktet e studentëve

Prishtinë, 26 nëntor - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, kryetari i Këshillit Drejtues, Muharrem Nitaj dhe prorektori për cilësi, prof. dr. Agron Bajraktari, të shoqëruar edhe nga Parlamenti i Studentëve i vizituan konviktet dhe mensën e studentëve, për t’u njohur me kushtet të cilat ofrohen për studentët në fillim të këtij vitit të ri akademik.

Menaxhmenti dhe Parlamenti i Studentëve i UP-së fillimisht u takuan me drejtorin e Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i cili i njoftoi me kushtet të cilat ofrohen në Qendrën e Studentëve. 

Ata biseduan për procesin e regjistrimit në konvikte, për ngrohjen dhe për infrastrukturën në Qendrën e Studentëve. 

Sa i përket ngrohjes, drejtori Sfishta premtoi, se pavarësisht furnizmit ose jo me ngrohje nga ana e Termokosit, Qendra e Studentëve i ka kapacitetet e veta për të ofruar ngrohje për studentët të cilët janë të strehuar në konvikte.

Menaxhmenti i UP-së, Parlamenti i Studentëve dhe drejtuesit e Qendrës së Studentëve i vizituan konviktet dhe kuzhinën në mensën e studentëve, për të biseduar për së afërmi me studentët, të cilët u shprehën të kënaqur me kushtet të cilat ofrohen.

Menaxhmenti i UP-së e vazhdoi vizitën në sallën “1 Tetori”, për të përcjellë nismën e turneut në futsall, i cili po zhvillohet për nder të festës së 28 Nëntorit

Kosova e përkushtuar në arritjen e objektivave rajonale dhe Evropiane

 Në Sarajevë, të enjten, u mbajt konferenca e Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore, në nivelin e Ministrave, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal me temën “Strategjia 2020 për Evropën Juglindore- Punësimi dhe Prosperiteti nga perspektiva Evropiane”. Në këtë takim Ministrat e vendeve të Evropës Juglindore miratuan Strategjinë 2020 për Evropën Juglindore dhe u zotuan se do të përkushtohen në zbatimin sa më efektiv të kësaj strategjie.

Kjo Strategji ka për qëllim stimulimin e nxitësve afatgjatë kyç për rritje ekonomike siç janë: inovacioni, aftësitë dhe integrimi i tregtisë. Kjo Strategji synon ngritjen e punësimit në rajon, përkrahjen e tregtisë në mes vendeve të rajonit, dhe ngritjen e GDP-së në rajon prej 36% në 44% të mesatares së BE-së. 

Miratimi i kësaj Strategjie është një hap i rëndësishëm drejt një perspektive Evropiane për të ardhmen e vendeve të rajonit, duke rritur bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të këtyre vendeve. 

Zv.ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Bernard Nikaj, theksoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në prioritizimin dhe zbatimin e rezultateve të Strategjisë 2020. “Duke qenë të përkushtuar në implementimin e Strategjisë 2020, Kosova do të avancojë procesin e integrimit evropiane. Me datën 28 tetor 2013, Kosova ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian mbi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Kjo marrëveshje përfaqëson marrëdhënien e parë të plotë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së dhe një periudhë të rëndësishme në procesin e integrimit evropian të Kosovës. Në anën tjetër

Kosova ka thelluar bashkëpunimin me vendet rajonale, duke i përmbushur të gjitha angazhimet që vijnë nga iniciativat rajonale.” tha zv.ministri Nikaj. 

Më pas, Zv.ministri Nikaj theksoi se për të arritur zbatimin e Strategjisë 2020 ne duhet të sigurohemi që politikat dhe institucionet tona do të jenë të përgatitura për të mbështetur realizimin e objektivave të strategjisë që përfshijnë rritjen ekonomike për të gjitha vendet tona.

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (Regional Cooperation Council- RCC) u lançua zyrtarisht më 27 shkurt 2008. Roli kryesor i RCC-së është që të gjenerojë dhe koordinojë projekte zhvillimi si dhe të krijojë një klimë politike të tillë që do të mundësonte një përparim të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror në Evropën Juglindore, prej të cilit të mund të përfitojë e gjithë popullsia në rajon.

RCC-ja përbëhet nga 45 vende, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare. 

Qendra Tregtare “Nertili” në Gjakovë hapet me 28 Nëntor

Gjakovë, 26 nëntor - Festa e madhe e flamurit kombëtar, do të shënohet këtë herë në Gjakovë bashkë me hapjen solemne të Qendrës më të madhe tregtare në rajon, “Nertili”. 

Investimi tejet i madh që “Nertili” ka bërë në zgjerimin e ambjeteve të tij, e ka shndërruar atë në Qendrën Tregtare më të madhe në rajon. 

Në mbi 40 000 metra2 kjo qendër gjigande përveç supermarketit, teknikës dhe shumë artikujve të tjerë, ngërthen në vete brende të njohura të tekstilit, pishina, fitnes, bolling, kinema, fusha të futbollit, tenisit, sallone bukurie, masazhe, sauna, restaurante dhe gjithçka tjetër që secili mund te kërkoj për nevojat e tij. 

Eksluzivitet i e kësaj Qendre Tregtare është kati me i lartë, i cili është i rregulluar me ambiente tradicionale të ngjashme me \"Çarshinë e Vjetër\" në Gjakovë, ku përveç dyqaneve të shumta, qytetarët mund të kalojnë kohën edhe në restorantet e veçanta që gjenden në këtë pjesë. \"Çarshia e Vjetër\" si pjesa kryesore e kësaj Qendre Tregtare, do të filloj punën me 28 Nëntor të këtij viti.

Hapja solemne e Qendrës Tregtare Nertili bëhet me 28 nëntor 2013, në ora 17:00. Në këtë ceremoni janë ftuar të marrin pjesë personalitete të shquara të biznesit, përfaqësues të kompanive të fuqishme vendore dhe ndërkombëtare, figura të spikatura të kulturës si dhe përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

AKB fuqizon biznesin e Kosovës Lindore

Prishtinë, 22 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Unioni i Afaristëve të Preshevës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimi, me qëllim të shtytjes së zhvillimit ekonomik në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2013” si dhe të aktiviteve ekonomike të ndryshme. 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja dhe fuqizimi i zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës. 

“Kosova mburret me bizneset nga Kosova Lindore dhe shpresojmë se kjo marrëveshje do të nxit e zhvilloi edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik”, tha Agim Shahini. Sipas tij Kosova e ka edhe një obligim të madh  ndaj shqiptarëve andej kufirit. 

Kryetari i AKB-së, shpreson se kjo iniciativë është e dobishme për Luginën, ngase ata kanë dhënë mjaft të mira për Kosovën dhe se nuk janë tashmë të vetmuar dhe do të kenë mbështetjen e Kosovës. 

Ejup Haziri, kryetar i Unionit të Afaristëve të Preshevës, tha se me këtë marrëveshje po fuqizohet dhe rritet bashkëpunimi. Sipas tij edhe më e rëndësishme është se marrëveshja e parë u realizua me AKB-në nga e cila edhe presin mbështetje edhe në të ardhmen. 

“Të jemi bashkë jo vetëm në ditët e  mira, por edhe në ditët e vështira që të tejkalohen barrierat dhe problemet. Shpresojmë se bashkëpunimi do të forcohet edhe më shumë me qëllim që dobia të jetë në favor të bizneseve të Preshevës dhe të Kosovës”, tha Ejup Haziri.

Kryetari i Unionit të Afaristëve nga Preshevs, kërkoi mbështetje të institucioneve të Kosovës për lehtësira për bizneset nga andej kufirit.  
 
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje si pozitive e vlerësua edhe nga bizneset e Luginës së Preshevës.

Probleme me firmat transportuese të mallrave mes BE-së dhe Turqisë

Brukel, 23 nëntor - Komisioni Evropian do të kërkojë informacion nga autoritetet turke në lidhje me problemet që kanë firmat që transportojnë mallra midis BE-së dhe Turqisë – njoftoi Zyra e shtypit e Partisë Popullore Evropiane. 

Ky reagim është në përgjigje të letrës së eurodeputetit bullgar Preslav Borisov dërguar komisarit evropian të transportit Sijms Kalas në lidhje me sanksionet e autoriteteve turke kundër firmave nga Bullgaria dhe nga vende të tjera të BE-së që transportojnë mallra të ndryshme. 

Në përgjigjen e tij komisari Sijms Kalas thekson, se deri në lidhjen eventuale të ardhshme të një marrëveshjeje midis BE dhe Turqisë në fushën e transportit automobilistik, marrëdhëniet midis shteteve anëtare dhe shtetit turk rregullohen me marrëveshje bilaterale dhe të shumanshme. 

Me gjithë këtë Komisioni Evropian ka arsye të organizojë një kontroll mbi masat e aplikuara nga autoritetet turke se jo vetëm dhe bëjnë çrregullime të trafikut por dhe pengojnë tregtinë midis Turqisë dhe BE-së 

Mbi 4 milionë vizitorë shijojnë prodhimet e “Javëve të Biznesit Kosovar"

Prizren, 26 nëntor - Projekti tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2013", ka vazhduar me ekspozimin e prodhimeve vendëse  në Prizren me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendëse. Prezantimin e prodhimeve të tyre e kanë bërë dhjetra biznese vendëse.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se tash  njëmbëdhjetë vjet me këtë projekt po ndërtojnë kanale të reja komunikimi në mes prodhuesve vendës dhe konsumatorëve. Sipas tij projekti tradicional “Javët e Biznesit Kosovar", po  i  jep  prodhuesve vendës një kredibilitet  të ri në tregun vendës dhe po shërben sı shtytje për ngritje të shkallës së eksportit, vendit zhvillim ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

“Jo rastësisht projekti realizohet sot kur përurohet autostrada nga Vërmica deri në dalje të Prishtinës dhe rëndësia e së cilës do të jetë e madhe edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, rritës së eksportit e formave të tjera", tha Agim Shahini.

“Kjo autostradë të shërbej edhe për eksport të prodhimeve kosovare e jo vetëm për import të prodhımeve të huaja",tha Shahini.

Kryetarı i Aleancës Kosovare të Bizneseve, kërkoi që të konsumohen sa më shumë prodhimet vendore me qëllim të ngritjes së standardit jetësor. Nga Prizereni Shahini kërkoi  nga institucionet që të bëjnë reforma të poltikave në mënyrë që prodhuesit të jenë të barabartë me importuesit e jashtëm. 

Sipas tij mbi 4 milionë vizitorë po shijojnë prodhimet e “Javëve të Biznesit" të cilat janë ekspozuar në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët.

Nga ana tjetër Ramadan Muja, kryetar i  Komunës së Prizrenit, tha se se edhe si kryetar dhe qytetarë i Prizrenit, i preferon qytetarëve të të gjithë Kosovës që të konsumojnë prodhime vendëseö sepse ato janë të sigurta.

“Jemi duke rrugtuar drejt arritjes së qëllimit që të rritet edhe eksporti i prodhimeve vendore", tha Muja. Sipas tij në Kosovë importohet nga shtete tjera, por nuk dihet përmbajtja e prodhimeve që konsumohen.

Ai premtoi subvencione për veprimtarit prodhuese si nga komuna po ashtu edhe nga qeveria në mënyrë që të rritet edhe standardi jetësor jo vetëm në Komunën e Prizrenit, por në tërë Kosovën. 

Karnevali “Javët e Biznesit Kosovar 2013” me 27 nëntor mbahet në Pejë, me 29 nëntor në Mitrovicë  dhe do të vazhdoj gjatë gjithë javëve nëpër tërë Kosovën dhe më gjerë deri më datën 26 dhjetor 2013. 

Javët e Biznesit Kosovar vazhdojnë në Pejë

Pejë, 27 nëntor - “Unë konsumoj prodhime vendore, po ju”, ishte motoja e karnevalit të prodhimeve të Kosovës  të cilat janë prezantuar para konsumatorëve të Pejës, në kuadër të realizmit të “Javëve të Biznesit Kosovar 2013". 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se projekti tashmë tradicional ka për qëllim që qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore. 

Gjatë  njëmbëdhjetë vjetëve kemi bërë të pamundurën që të ngritim vetëdijën e qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore. 

“Kjo është ndihmesa më e madhe që mund ti bëjë dikush prodhuesve vendës dhe krahas konsumimit të prodhimeve kosovare, rritet edhe zhvillimi ekonomik, mirëqenia qytetare dhe eksporti drejt vendeve tjera”, tha Agim Shahini. 

Kryetari i Aleancës së Bizneseve Kosovare, kërkon nga institucionet lokale dhe ato qendrore që prodhuesit e Kosovës ti kenë prioritet dhe të bëjnë politika më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe rritjen ekonomike.

“Tashmë prodhimet kosovare janë të pranishme në shum ëvende të ndryshme dhe eksporti duhet të rritet edhe më shumë, sepse prodhimet e Kosovës janë të cilësisë së lartë dhe qytetarët duhet ti konsumojnë”, tha Shahini.

Sokol Ukaj, drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës, tha se ky aktivtet tregon më së miri për mbështetjen e komunës ndaj biznesit dhe i cili ka për qëllim ngritjen e zhvillimit ekonomik jo vetëm të Komunës së Pejës, por të gjithë Kosovës.  

Ai tha se po mundohemi të bëjmë përmirësimin e mjedisit afaristë në Komunën e Pejës dhe krijimit të lehtësirave për biznesin. 

“Si institucione komunale bashkarisht me bizneset kemi krijuar raporte të mira në mënyrë që ata të jenë më zhvilluar”, tha drejtori i Zhvillimit Ekonomik të Pejës.       

Hajriz Kokollari, pronar i fabrikës për prodhimin e pelenave nga Prizreni “Sllovenien partners”, tha se projekti “Javët e Biznesit Kosovar”, është një aktivitet shumë i rëndësishëm për promovimin dhe konsumimin e prodhimeve vendëse.

Pronari i Sllovenien partners, tregoi se prodhojnë lloje të ndryshme të pelenave që nga maji i vitit 2008 dhe tashmë pos një pjese të madhe të tregut të Kosovës eksportojnë edhe jashtë vendit dhe kërkesat po rriten. 

“Në të ardhmen do të rrisim kapacitete edhe me prodhime të reja të pelenave për të rritur, pecetave për femra, faculeta të lagëta e prodhime tjera që janë të standardeve ndërkombëtare”, tha Kokollari. 

Karnevali “Javët e Biznesit Kosovar 2013” me 29 nëntor vazhdon në Mitrovicë  dhe do të vazhdoj gjatë gjithë javëve nëpër tërë Kosovën dhe më gjerë deri më datën 26 dhjetor 2013. 

Në dhjetor fillon implemenitmi i SWIFT kodit të Kosovës

Shoqata e Bankave të Kosovës ka njoftuar se nga muaji dhjetor i këtij viti, pritet implementimi i SWIFT kodit të Kosovës në sistemet e bankave komerciale në Kosovë. Kjo është mundësuar falë angazhimit të të gjitha institucioneve relevante në këtë process si Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës.

Implementimi i SWIFT kodit të Kosovës nga bankat komerciale do t’u mundësojë lehtësira diasporës shqiptare dhe qytetarëve rezident të Kosovës pasi që tani transferet dhe transaksionet tjera ndërkombëtare do të bëhen më lehtë ngase bankat komerciale do të jenë të pajisuara me SWIFT kod të Kosovës.
Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, theksoi se “ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara për Kosovën pasi që tani e tutje, bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, në arenën ndërkombëtare do të identifikohen me kod të veqantë dhe me implementimin e këtij kodi do të mundësohet një efikasitet tek bankat komerciale në Kosovë duke e rritur efikasitetin e transfereve dhe njëkohësisht do të ulë koston e pagesës së transfereve ndërkombëtare”, tha Balija.
Shoqata për Telekomunikim Financiar Ndërbankar Mbarëbotëror (SWIFT) është krijuar në vitin 1973 në Bruksel, Belgjikë. Si parim kryesor e ka lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkombëtare duke krijuar një rrjet të gjërë ku institucionet financiare do të mund të pranojnë dhe dërgojnë informacione të ndërlidhura me transaksionet financiare në një mjedis të sigurtë

Kosova pjesëmarrëse në kongresin kundër varfërisë

Një delegacion nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, në përbërje të të cilit delegacion janë edhe deputeti i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Liburn Aliu, këshilltari politik i MPMS-së, Viktor Mehana dhe ambasadorja e Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, po merr pjesë në Kongresin Vjetor Kundër Varfërisë dhe Përjashtimit Social, që po mbahet në Bruksel nga 26 deri më 27 nëntor nën patronatin e Komisionit Evropian.

Pjesëmarrës dhe panelit, në mesin e shumë pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të Evropës janë edhe Hose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian dhe Herman Van Rompoy president i Këshillit Evropian.
Pika diskutimi të këtij kongresi janë problemet e varfërisë me të cilat ballafaqohen vendet nacionale por edhe ato që kane synim integrimin në Bashkimin Evropian.
Është biseduar edhe për implementimin e politikave sociale për të zbutur varfërinë, nevoja për plotësimin e strategjisë “Evropa 2020” duke vënë në pah nevojat dhe interesat e vendeve nacionale për investime të reja në njerëz dhe ekonomi si rrugë e vetme drejt zbutjes së varfërisë dhe përfshirjes sociale.
Gjatë kongresit delegacioni nga Kosova kanë zhvilluar takime me shume përfaqësues nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, por edhe me homologët e tyre nga ministritë e punës dhe parlamentet nacionale.

SHBA sfidon Kinën

Dy bombardues amerikanë fluturuan mbi zonën e ndalim-fluturimit të imponuar nga Kina përreth ishujve të diskutuar të Senkakut, në Detin e Kinës Jugore.

Aeroplanët “B-52” sfiduan ndalim-fluturimin e Kinës pasditen e së martës.
Uashingtoni e njeh këtë grup ishujsh si terror japonez.
Dy superfuqitë aziatike, Kina dhe Japonia janë përfshirë prej më shumë se një viti tashmë në një betejë të ashpër diplomatike për sovranitetin e ishujve të njohur në kinezisht si Diaoyu, transmeton TCH.
Disa përballje ushtarake janë shmangur në minutën e fundit, pasi luftanije kineze dhe japoneze janë vendosur përkrah tyre gjatë këtij konflikti.
Kina informoi për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes së hapësirës ajrore mbi këtë territor ditën e shtunë.
Pekini urdheroi te gjithe avionet qe do te kalonin mbi zone te ndiqnin nje kurs tjeter te percaktuar ose ndryshe do te perballeshin me masat mbrojtese qe Kina mund te konsideronte si te domosdoshme.
Një kolonel i flotës ajrore amerikane deklaroi për “CNN” se fluturimi “ndoqi procedurat normale të një fluturimi ushtarak”.
Ishujt rreth të cilëve besohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror nën shtratin e detit pretendohen edhe prej Tajvanit.
Më parë gjatë Nëntorit, Tokio ngriti në fluturim në tre raste avionë ushtarakë, pasi gjuajtës kinezë fluturuan pranë hapësirës ajrore japoneze.
Statusi i paqartë i ishujve Senkaku përfundoi në vitin 2012, kur Japonia bleu pronësisë e tyre nga pronari i ligjshëm.
Lëvizja irritoi Pekinin zyrtar, duke e konsideruar këtë praktikë të zotërimit të territorit si të papranueshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.
Ishujt ndodhen në një distancë pothuajse të barazlarguar nga dy superfuqitë aziatike, që pretendojnë sovranitetin secili mbi argumentime të paqarta gjeografike dhe historike

Institucionet më shumë vëmendje për sektorin privat

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), tha se projekti tashmë tradicional ka për qëllim që qytetarët e Kosovës të konsumojnë prodhime vendore. Ai tha se gjatë njëmbëdhjetë vjetëve kanë bërë të pamundurën që ta rrisin vetëdijën e qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore. “Kjo është ndihmesa më e madhe që mund ti bëjë dikush prodhuesve vendës dhe krahas konsumimit të prodhimeve kosovare, rritet edhe zhvillimi ekonomik, mirëqenia qytetare dhe eksporti drejt vendeve tjera”, tha ai.
Kryetari i Aleancës së Bizneseve Kosovare , Agim Shahini, ka kërkuar nga institucionet lokale dhe ato qendrore që prodhuesit e Kosovës ti kenë prioritet dhe të bëjnë politika më të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe rritjen ekonomike. “Tashmë prodhimet kosovare janë të pranishme në shumë vende të ndryshme dhe eksporti duhet të rritet edhe më shumë, sepse prodhimet e Kosovës janë të cilësisë së lartë dhe qytetarët duhet ti konsumojnë”, tha Shahini.
Sokol Ukaj, drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës, tha se ky aktivet tregon më së miri për mbështetjen e komunës ndaj biznesit dhe i cili ka për qëllim ngritjen e zhvillimit ekonomik jo vetëm të Komunës së Pejës, por të gjithë Kosovës. Ai tha se po mundohemi të bëjmë përmirësimin e mjedisit afaristë në Komunën e Pejës dhe krijimit të lehtësirave për biznesin. “Si institucione komunale bashkërisht me bizneset kemi krijuar raporte të mira në mënyrë që ata të jenë më zhvilluar”, tha Ukaj.
Hajriz Kokollari, pronar i fabrikës për prodhimin e pelenave nga Prizreni “Sllovenien partners”, tha se projekti “Javët e Biznesit Kosovar”, është një aktivitet shumë i rëndësishëm për promovimin dhe konsumimin e prodhimeve vendëse.
Karnevali “Javët e Biznesit Kosovar 2013” me 29 nëntor vazhdon në Mitrovicë dhe do të vazhdoj gjatë gjithë javëve nëpër tërë Kosovën dhe më gjerë deri më datën 26 dhjetor 2013

Vjenë, prezantohen potencialet për investime në Kosovës

Forumi për investime mblodhi të premten në Vjenë rreth 20 biznese japoneze të cilat veprojnë në Evropë. Hapjen e forumit e bëri zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, i cili para të pranishmëve prezantoi se Kosova ofron potenciale për investime në të gjitha fushat, duke u fokusuar në atë të ekonomisë dhe turizmit.

Nikaj tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht APIK-u ka identifikuar 7 sektor kyç për Kosovën. “Kosova ofron kushte të mira, fuqi të mjaftueshme të punës, si dhe potencial të madh për investime”, theksoi ai.
Zëvendësministri ftoj të pranishmit që ta vizitojnë Kosovën dhe të shikojnë bukuritë që ofron ky vend, kulturën dhe traditat e pasura që posedon si dhe të përjetojnë ushqimin tradicional të qyteteve të ndryshme.
Gjatë forumit mundësitë për investime në Kosovë u prezantuan nga Valdrin Lluka, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Promovimin e Investimeve të Kosovës. “Popullata e re, kosotja e ulët e fuqisë punëtore, taksat e favorshme në rajon janë mundësi të mira për investime në Kosovë”, tha Lluka.
Po ashtu ai, paraqiti disa mundësi konkrete të investimeve që vijnë përmes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Departamentit Qendror për Partneritet Publiko Privat si dhe përmes Komunave të ndryshme në Kosovë.
Ky forum u organizua nga Institucioni Qeveritar Japonez për Zhvillim Ekonomik dhe Promovim të Tregtisë (JETRO) dhe Ambasada Japoneze në Vjenë

Kosova përgatit projektet për financim nga BERZH-i

Ministri i Financave Besim Beqaj dhe drejtori i Bordit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) që përfaqëson Konstituencën e Irlandës, Danimarkës, Lituanisë dhe Kosovës, Sean Danlon kanë vlerësuar sot lartë përgatitjet për projektet që do të financohen nga BERZH.

Ministri Beqaj me këtë rast ka informuar drejtorin e Bordit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që përfaqëson Konstituencën e Irlandës, Danimarkës, Lituanisë dhe Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend dhe me këtë rast ka theksuar se Kosova ka stabilitet makrosfiskal dhe se me sukses është duke i realizuar obligimet të cilat dalin nga marrëveshjet dhe bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare financiare.
Të dy palët kanë vlerësuar lartë përgatitjen për projektet që do të financohen nga BERZH

11/25/2013

Inaugurimi i Qendres per mesim elektronik ne Fakultetin Ekonomik financuar nga Ambasada

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, shefi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane, z. Jeffrey Jamison, prorektori për kërkime shkencore, prof. asoc. Avdulla Alija dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. asoc. Skender Ahmeti, inauguruan Qendrën për Mësim Elektronik, projekt ky i financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe i mbështetur nga Universiteti Shtetëror i Arizonës dhe nga WUS Kosova.
Në këtë inaugurim morën pjesë edhe studentë dhe ligjërues të UP-së, të cilët patën rastin të njihen me punën e kësaj Qendre.

Në fjalën e tij, rektori Gashi i falënderoi të gjithë partnerët e konsorciumit që kontribuuan në këtë projekt, posaçërisht Ambasadën Amerikane, e cila po e mbështet UP-në përmes fondeve për mbështetje të universiteteve.
“Njëra nga sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet Universiteti i Prishtinës është reformimi i programeve të saj, metodologjitë e mësimdhënies dhe të strukturave në përputhje me nevojat e UP-së dhe në harmoni me Procesin e Bolonjës dhe me zhvillimet e fundit në arsimin e lartë në hapësirën evropiane. Qëllimi i kësaj Qendre është që të shërbejë në mënyrë të konsiderueshme për objektivat e UP-së për modernizimin e procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, duke zhvilluar kanale të reja të transferimit të njohurive dhe të informacionit për studentët. Ne jemi të sigurtë se Qendra për Mësim Elektronik do ta lehtësojë dhe do ta forcojë bashkëpunimin e Fakultetit Ekonomik me institucionet e arsimit të lartë në SHBA dhe në Evropë”, tha rektori Gashi, duke shtuar se projekti kontribuon edhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Arizonës .
Ndërkaq, shefi i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane, z. Jeffrey Jamison, shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti, i cili do të mundësojë lidhje direkte me Universitetin Shtetëror të Arizonës.

Koordinatori i këtij projekti, prof. dr. But Dedaj, në prezantimin e funksionimit të platformës tha se, përmes kësaj qendre të mësimit në distancë dhe mësimit elektronik, mund të lidhemi dhe të përcjellim ligjërata të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Arizonës, ku profesorët nga Arizona dhe UP-ja i kanë vendosur materialet e tyre në këtë platformë, në të cilën studentët do të kenë qasje online për t’i marrë materialet.
Nje model i tille eshte prezantuar nga Prof.dr Rahmije Topxhiu per lenden e statistikes ne Fakultetin Ekonomik qe ka qene pjese e ketij projekti.
Në fund të këtij inaugurimi, të pranishmit, përmes kësaj platforme elektronike, patën rastin të përcjellin fjalime të drejtpërdrejta të disa profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Arizonës.

Lista e studenteve per kollokfium, data 27 nentor, 2013, e merkure Lenda: Menaxhimi i Dijes, Prof. Dr. Ymer Havolli


Besim Beqaj përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të akterëve politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore dhe vendeve të Bashkimit Evropian, për fuqizim të bashkëpunimit rajonal, sot në Vjenë po mbahet takimi i 10-të jubilar i Forumit Ekonomik të Vjenës, iniciativës rajonale që ka në fokus kryesor bashkëpunimin ekonomik në mes vendeve të rajonit të Evropës Lindore dhe Evropës Juglindore.

Në takimin jubilar të këtij Forumi të rëndësishëm, në cilësinë e anëtarit të rregullt, po përfaqësohet edhe Republika e Kosovës, përmes Ministrit të Financave, Besim Beqaj.
Në dy panele të ndryshme të udhëhequra nga Erhard Busek, kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, ministri Beqaj prezantoj progresin e vendit në bashkëpunimin rajonal dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë rezultatet konkrete nga dialogu me Serbinë, si dhe reformat gjithëpërfshirëse dhe progresin e brendshëm, përfshirë: organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në tërë territorin e vendit, reformën strukturore të ekonomisë dhe fuqizimin e stabilitetit makrofiskal të vendit.
Në fokus të veçantë të diskutimit të Ministrit Beqaj ishte implementimi i projekteve të infrastrukturës dhe të energjisë, brenda vendit dhe ato me karakter rajonal, të cilat shërbejnë për krijimin e parakushteve, që sektori privat të jetë motor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Në margjina të takimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, Ministri Beqaj u takua me Zëvendëskryeministren e Bullgarisë, ministra nga vendet e rajonit, pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit dhe media

Cilësi për eksporte të prodhimeve





Nënshkrimi i marrëveshjeve me shtetet e rajonit, për zhvillimin e tregtisë pa barriera ka filluar të rritet. Kosova, përveç marrëveshjeve që i ka si vend anëtar i CEFTA-s, tash marrëveshja të tilla po nënshkruan edhe me shtetet tjera që nuk janë pjesë e këtij autoriteti. Marrëveshja për Tregti të Lirë me Turqinë e nënshkruar para dy muajve, përveç që lehtëson eksportin e prodhimeve kosovare atje, ajo mbron edhe disa prodhime. Madje, kjo marrëveshje mundëson që prodhimet e vendit të mbrohen për 10 vjet. Por për të eksportuar në Turqi apo edhe në vendet e Bashkimit Evropian (BE), prodhime vendore duhet të rritet cilësia dhe kualiteti i tyre si dhe mënyra e përzgjedhjes.

Fermerët të cilët merren me kultivimin e prodhimeve bujqësore thonë se ky hap është i qëlluar, i cili do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së prodhimeve.
Safet Blakaj nga Shoqata “Pema”, ka thënë për Portalin “Ferma Ime”se nënshkrimi i marrëveshjes për tregti me Turqinë është hap i mirë, por u mbetet fermerëve që ta përmirësojnë cilësinë për të depërtuar në tregun e këtij shteti.
“Natyrisht marrëveshja është hap i mirë dhe i qëlluar, por ne si fermerë duhet që të angazhohemi më shumë për të rritur cilësinë. Po ashtu edhe te selektimi i pemëve duhet të jemi më të kujdesshëm pasi që Turqia është një treg i madh”, tha ai.
Sipas Blakajt, marrëveshjet e tilla janë edhe një shtytje për fermerët që të angazhohen për të rritur cilësinë dhe sasinë e pemëve të kultivuara. “Patjetër se duhet të rritet cilësia e po ashtu dhe selektimi. Konsideroj se brenda dy-tre vjetëve ne do të arrijmë të kultivojmë mollë edhe për të eksportuar në Turqi”, thekson Blakaj. Ai ka treguar se nevojat konsumuese nga prodhimi vendor Kosova i plotëson në masën prej 25 për qind.
Ndërkaq, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), kanë thënë se për një dekadë do të mbrohen produktet, të cilat gjatë viteve të fundit kanë shënuar rritje. Ata kanë treguar se për 52 produktet më të rëndësishme bujqësore, të cilat janë më të ndjeshme për prodhuesit bujqësorë në Kosovë, është vendosur të jenë të mbrojtura për 10 vjet. Në këtë mbrojtje hyjnë prodhimet e qumështit, pemët, perimet, prodhimet e miellit, uji, birrat dhe industritë e tjera, që gjatë këtyre viteve kanë njohur rritje.
Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve për tregti të lirë besohet se do të ketë ulje te dominimit të importeve drejtë eksporteve të prodhimeve vendore. Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), eksportet gjatë muajit shtator mbulojnë importet me vetëm 11.8 për qind. Në përgjithësi, nga eksportet u realizuan 23.1 milionë euro, derisa nga importi 195 milionë euro

Ekonomia amerikane krijon mbi 5 milionë vende pune

Sipas një raporti të ri, ekonomia amerikane do të rritet në mënyrë të qëndrueshme në dy vitet e ardhshme dhe do të krijojë mbi 5 milionë vende pune.

Ky parashikim vjen nga eksperti i ekonomisë i Universitetit të Michiganit Daniil Manaenkov dhe kolegët e tij.
Ata thonë se rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara do të arrijë në 2,7 për qind në vitin 2014 dhe do të përshpejtohet më tepër më 2015.
Papunësia në Shtetet e Bashkuara tani është pak më tepër se 7 për qind, por studjuesit parashikojnë se kjo shifër do të bjerë në rreth 6 për qind në dy vitet e ardhshme.
Ndërkohë, analistët e bankës Credit Suisse thonë se rritja ekonomike globale “po përgatitet të fuqizohet”, por mbetet “e ngadaltë dhe e paqëndrueshme”.
Por ish-kryeministri britanik Sir John Major, i cili është këshilltar në Bankën Zvicerane, thotë se ekonomia amerikane do të rritet më me shpejtësi se ekonomitë e vendeve të tjera të zhvilluara

Fillojnë javët e biznesit kosovar





Ka nisur manifestimi “Javët e Biznesit Kosovar 2013”, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i mbështetur nga institucionet shtetërore. Ky projekt tradicional organizohet për të njëmbëdhjetën herë dhe në të cilin po marrin pjesë biznese nga të gjitha trevat shqiptare ku po ekspozojnë mijëra prodhime shqiptare. Qëllimi i “Javëve të Biznesit Kosovar”, është informimi i qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendëse, e të cilat meritojnë një trajtim më të mirë dhe konsum nga qytetarët.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky projekt tashmë tradicional realizohet për të njëmbëdhjetën herë dhe i cili ka rritur që të sensibilizoi qytetarët e Kosovës për konsumimin e prodhimeve vendëse. “Më 2003 kur nisi për herë të parë realizimi i projektit, shumë nga bizneset ishin skeptik rreth organizimit, por me mbështetjen e institucioneve dhe të tjerëve projekti vazhdoi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm që kaloi mbi 100 mijë kilometra, ku u promovuan prodhimet vendëse nga njëri qytet e shtet në tjetrin “, tha Shahini.
Sipas tij, motoja “Unë konsumoi prodhime vendëse po ju” ka vazhduar për njëmbëdhjetë vjet rend dhe ka për qëllim, ngritjen e vetëdijes së konsumimit të prodhimeve vendëse që prodhimet e huaja të zëvendësohen me ato të Kosovës. Ai shtoi se ishte një rrugë e gjatë dhe prodhuesi përballen me sfida të ndryshme dhe ende bizneset vendëse vuajnë nga politikat jo të mira.
“Institucionet e Kosovës duhet të krijojnë politika më të mira për prodhuesit vendës. Shumica e premtimeve të dhëna nuk munden të realizohen pa rritjen e biznesit vendës dhe eksportit dhe institucionet duhet të krijojnë lehtësira për prodhuesit vendës. Nëse nuk ka politika të mira për biznesin vendës, ato qeveri nuk do të kenë jetë të gjatë”, tha Shahini.
Sipas tij, institucionet nuk duhet ti trajtojnë bizneset vendëse sikur ato të huajat, por të ketë politika më të mira për prodhuesit vendëse në krahasim me importuesit e jashtëm. Pa prodhim vendës nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë rritje ekonomike dhe punësime të qytetarëve.
Ndërkaq, Fadil Ismajli, ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të konsumojnë prodhime vendëse dhe konsumimi i prodhimeve do të rezultonte më shumë edh në zhvillime të përgjithshme në Kosovë. Ai tha se nga realizmi i projekteve të tilla sigurisht edhe rezultatet janë të mira.
“Konsumimi i prodhimeve të Kosovës do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin ekonomik, po ashtu do të ndikonte që parat të mbeten brenda në vend dhe të ketë edhe ngritje të bizneseve vendore. Konsumimi do të ndikonte që prodhuesit vendës të kenë më shumë para për të investuar, zgjedhuar dhe për ti bërë bizneset e tyre edhe më të qëndrueshme”, tha ministri Ismajli.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, shtoi më tej se po ashtu do të ndikonte që prodhimet të jenë edhe më kualitative dhe do të krijoheshin vende të reja pune.
Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, tha se Kosova Lindore merr pjesë në të gjitha aktivitete që zhvillohen në Kosovë . “Edhe prodhimet e Luginës konsideroni si prodhime të Kosovës, sepse edhe ajo pjesë është Kosovë “, tha i pari i Komunës së Preshevës. Ai vlerësoi lart realizmit e aktiviteteve për konsumimin e prodhimeve vendëse dhe kërkoi nga institucionet e Kosovës që edhe për prodhuesit e këtij rajoni të ketë politika më të lehta.
Lam Kallaba, nga Klubi i Biznesit të Anamalit nga Mali i Zi, kërkoi që konsumimi i prodhimeve vendëse të jetë më i madh nga qytetarët shqiptar në të gjitha viset. “Krahas turistëve nga Kosova dëshirojmë që edhe prodhimet e juaja të jenë në tregun e Malit të Zi”, tha Kallaba. Sipas tij, prodhimet nga Kosova janë të cilësisë së lartë dhe konsumimi i tyre edhe në Malë të Zi, sidomos në viset ku janë shqiptarët konsumohen mjaft.
Karnevali “Javët e Biznesit Kosovar 2013” me 26 nëntor (të martën) vazhdon në Prizren, më 27 nëntor Pejë, 29 nëntor në Mitrovicë dhe do të vazhdoj gjatë gjithë Javëve nëpër tërë Kosovën dhe më gjerë deri më 26 dhjetor

11/22/2013

Tregu i punës në Kosovë

Ngecja e shumë parametrave ekonomik në vend rezulton edhe në ngulfatjen e tregut të punës. Papunësia nuk është i vetmi shqetësim për popullsinë e Kosovës, se pjesë e këtij shqetësimi janë edhe pjesa aktive e popullsisë të cilët punojnë pa rregullimin e kontratave kolektive, pagën e ulët mesatare, shkeljet e të drejtave të punëtorëve të cilat janë pasojë e mos funksionimit të plotë të sindikatave.
Politikat ekonomike në vend, me shtrëngimin e taksave (sidomos ne sektorin privat), duke filluar nga prodhimi apo importi i lëndës së parë e deri te finalizimi i produkteve, ka bërë që ky sektorë të zvogëlojë numrin e punëtorëve ose mbajtja e një numri më të madh të punëtorëve të përcillet me shumë parregullsi. Me këtë fakt po përballet pjesa më e madhe e të punësuarve në Kosovë. Problem tjetër është krijimi i një politike të papërshtatshme makroekonomike që të sigurojë kushtet për veprimin e tregut kombëtar të punës, i cili do t'i ruajë punët e tanishme si dhe të krijojë vende të reja pune.
Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë i takon moshës së re dhe të aftë për punë. Të punësuar ose ata që vazhdimisht kërkojnë punë janë vetëm 58 për qind dhe kjo i paraprinë një standardi të ulët dhe një gjendjeje jo të mirë ekonomike.
Oraret e stërzgjatura të punës, paga e ulët, ndërprerja e punës sezonale etj. janë faktorët kryesorë që shkaktojnë stresin, depresionin e deri te infarktet e ndryshme. Këto veti në masë të madhe janë prezente ne ato vende të cilat karakterizohen nga funksionimi i dobët i mekanizmave ekonomik, të cilët do të ndikonin në mirëqenien e qytetarit.
Reformat në sistemin arsimor, ulja e taksave për sektorin privat, beneficionet e ndryshme në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe fusha tjera, do të krijonin kushte të reja të punës, qarkullim më të madh ekonomik dhe e tërë kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në përmirësimin e tregut e punës dhe mirëqenies sociale.

Shuarja e biznesit dhe tërheqja e shtetit

Përfundimi i regjimit politik komunist ne Europen lindore, sa i përket sistemit ekomomik centrist dhe statist të përdorur deri atëherë, solli një ndodhi të pa precedent në këtë rajon lidhur me ndryshimet në politikat ekonomike, gjegjësisht privatizimit. Ato ndërmarrje, uzina, fabrika, kooperativa dhe organizime tjera të ndryshme ekonomike që u ngritën për disa dekada, befas u gjenden para një ngrirje dhe kolapsi katerciperore, e për pasojë pjesa dërmuese e tyre falimentuan, u shpërbënë dhe u shuan, duke quar në shitjen e pronave, fuçisë punëtore dhe tjetërsimin e aktiviteteve të tyre të mëparshme.
Procesi i privatizimit, në të gjitha vendet e ish bllokut komunist filloj që me sythat e para të vendosjes së tregtisë së lirë, dhe tregjeve të hapura që rendi ekonomik kapitalist i ka si strumbullar të veprimtarisë së vet. Disa syresh bënë studime të hollësishme rreth procedurave të privatizimit dhe përfitimeve që do të dilnin prej tyre – si fjala vjen Çekia, Estonia apo Hungaria, disa të tjera ia lëshuan në dorë këtë proces vet kushteve ekonomike që i krijonte tregu i ri i vendit të tyre – si psh Letonia, Sllovakia, Polonia , disa të tjera e dirigjuan në masë të madhe procesin e privatizimit duke vënë kushte dhe kritere rigoroze për privatizim si rastet e Kroacisë, Lituanisë, Serbisë, Ukrainës, ndërsa grupi i fundit është ai vendeve që filluan procesin e privatizimit dhe e morën si detyrim që të heqin qafe gjithë ish pronën shoqërore si psh Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia. Ç’është e vërteta procesi i privatizimit në shtetet e grupit të fundit ngjason më shumë me një egërsi të pa-shoqe deri në mos-përfillje për pronën shoqërore.
Këtu mbështetem në diskursin e shumë organizatave mbikëqyrëse ndërkombëtare të cilat thonë se “shitja e pronës shoqërore është bërë më shumë për ta hequr qafe atë si barrë sesa nga ndonjë ide qellim-mirë në dobi të rritjes ekonomike”. Natyrisht, kjo ka sjellë edhe abuzime marramendëse gjatë këtij procesi ku psh një hektarë tokë e punueshme në rajonin perëndimorë të Kosovës, e cilësisë së dytë ose dytë të dobët, është shitur për vetëm 300 euro, kurse pak dit pas transferimit të dokumenteve të pronësisë, po ai hektarë toke është shitur për mbi 7500 euro. Përveç këtij problemi, tjetërsimi i aktivitetit punues në ish poligonet e ndërmarrjeve, ka ndikuar në ndërrimin e drejtpërdrejt të faqes ekonomike të ati rrethi të caktuar, ndërsa mbyllja e tërësishme e shumë ish ndërmarrjeve ka quar në ndryshkjen e imazhit ekonomik që ato mund të kenë pasur.
Pra në përgjithësi, procesi i privatizimit në Shqipëri e Kosovë nuk ka qenë as për së afërmi i suksesshëm saqë është menduar. Pa mëdyshje se faktor kryesor në këtë mes është qeveria qendrore që pak ka punuar në studime të efekteve të privatizimit, dhe edhe më pak ka ndihmuar ish ndërmarrjet shoqërore që të mbijetojnë. Shih për këtë, sot gati se nuk ka mbetur as edhe një ndërmarrje vendase me pronësi publike, apo gjysme publike në të dyja shtetet, pasi që në Kosovë qeveria këmbëngul që ta shes PTK-në sivjet, kurse në Shqipëri janë shitur vetëm para pak ditësh katër hidrocentrale që deri atëherë ishin klasifikuar si interes kombëtarë.
Stimulimi i krijimit të kompanive vendore, apo forcimi dhe rritja e atyre ekzistuese është treguar si mundësi e mirë e fuqizimit edhe të potencialit ekonomik të shtetit në përgjithësi, dhe në shumë vende të ish bllokut komunist është dëshmuar të dalë jo vetëm proces fitimprurës, por edhe krenari kombëtare. Psh, në procesin e privatizimit të PTK-së që përpara Krishtlindjes 2012 u shty nga qeveria e Kosovës, një ndër konkurrentet kryesorë ishte Telekomi i Kroacisë, kompani kjo ku shteti kroat ka investuar shumë dhe e ka mbajtur në pronësi të pjesshme duke blerë aksionet gati përgjysmë në të.
Gjiganti tjetër kroat “INA” po ashtu ka mbetur në bashkëpronësi kroate, ku zyrat e kompanisë dhe elita e punëtorëve në postet kyçe rekrutohen nga Kroacia. Monopoli i kompanisë ajrore sllovene “Adria” ka quar në krijimin e një iniciative biznesore shumë fitimprurëse për Slloveninë, dhe pas lidhjes me “Lufthansa”-n gjermane, “Adria” është kompani dominuese në qiejt e Ballkanit. Sa për ilustrim, Banka Qendrore e Anglisë, që udhëheq me politikat monetare në Britaninë e Madhe, gjatë vitit 2012 lëshoj në qarkullim në sistemin e vet bankarë mbi 150 miliard funta, me qellim të forcimit të krijimit të bizneseve të vogla, forcimit të bizneseve të mesme dhe stabilizimit të bizneseve të mëdha. Pra mbajtja e kompanive, fuqisë monetare dhe biznesit britanik brenda në Britani.
Po gjatë vitit 2012, Polonia huazoj nga Banka Botërore dhe mekanizma të tjerë financiarë ndërkombëtarë rreth 12miliard euro të cilat i lëvroj në murosjen e kapitalit polak brenda dhe jashtë vendit (para së gjithash në Sllovaki, Lituani dhe Kroaci) kurse Moldavia bashkë me Rumaninë e Gjeorgjinë, nga fondet e ndihmave dhe ato të stabilizimit ekonomik që morën nga Fondi Monetarë Ndërkombëtarë, ndanë fonde të konsiderueshme për uljen e kredive të këqija, nxitjen e bizneseve të mesme dhe forcimin e biznesit kombëtarë. Në rastin e Rumanisë dhe Moldavisë, investimet në sistemin hekurudhorë kanë sjellë lëvizje të madhe mallrash dhe shërbimesh duke nxitur rritjen ekonomike, apo kolapsin financiar që rrezikonin në fillim të vitit 2010. Hekurudhat në Kosovë e Shqipëri ndërkaq janë për tu vajtuar me kujë.
Si konstatim përfundimtarë, del ideja se privatizimi në Kosovë dhe Shqipëri është tendencioz, pjesërisht i dështuar dhe fare i pa studiuar. Kur në rastin e Kosovës i shtohet edhe absurditeti i mbajtjes së fondeve të privatizimit jashtë shtetit, ndërkohë që nevoja për investime nuk ka qenë asnjëherë më e madhe, ky proces del si kallkanosje e potencialit ekonomik, venitje e fushave të investimeve dhe përqendrim të fondeve në një apo dy iniciativa të vetme që janë pak fitimprurëse në vështrimin e përgjithshëm, si psh rruga e kombit që këtej e matanë Drinit varrosi shumë para, por që nuk ka stimuluar rritjen ekonomike të projektuar.
Sa për fazën përfundimtare të privatizimit, me keqardhje mund të konstatohet se shitja e impianteve të mëdha ekonomike bëhet për të mbuluar gropat e zeza financiare të shkaktuara nga keq menaxhimet e qeverisë, për efekte elektorale dhe për përfitime të grupeve shumë të vogla njerëzish me biznese të dyshimta (rasti i privatizimit të dështuar të “Albpetrol” në Shqipëri është momenti më klasik i ilustrimit të kësaj ideje). Fakti jetik ndërkaq është se tani gati gjithçka është privatizuar, ekonomia pak ka lëvizur dhe shumë pak ka sjellë rendimente, kurse papunësia mbetet në përmasa të botës së tretë.
Nëse kjo pasqyre realiteti në teren quhet sukses nga qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës, atëherë kuptimin e fjalës ‘sukses’ në fjalor duhet seriozisht të mendojmë për ta ndryshuar.
Autori është ekspert i politikës ekonomike dhe mikro tregjeve rajonale pran Universitetit Glasgow. 

Analiza e tregut financiar

Disa ekonomistë nuk besojnë që raporti në mes zhvillimit të tregut financiar dhe zhvillimit ekonomik është i rëndësishëm. Joan Robertson ka deklaruar në vitin 1952 që “’aty ku udhëheqin kompanitë, përcillen nga financat’’. Në pajtim me këtë pikëpamje, zhvillimi ekonomik krijon kërkesën për llojet e rregullimeve financiare dhe sistemi financiar i përgjigjet automatikisht këtyre kërkesave.
Ekonomistët e tjerë besojnë në rëndësinë e sistemit financiar si faktor i rritjes ekonomike. Ata mendojnë që sistemi financiar është në kombinim të mirë me sistemin ligjor, duhet të përmbledh elementet së bashku njërën me tjetrën, tregun ku një sistem i mirë financiar duhet të përmirësojë vendimet financiare, me të favorizuar një alokim të resurseve në lidhje me rritjen ekonomike.
Tregu dhe sistemi financiar bankar kanë përparësitë e tyre të krahasueshme. Për disa industri në kohë të caktuara të zhvillimit të tyre, financimi i bazuar në treg ka përparësitë e veta. P.sh. financimi përmes tregjeve të kapitalit është optimal për industritë të cilat bazohen në avancimet teknologjike dhe ku është një konsensus se si duhet të menaxhohen ndërmarrjet. Tregu i aksioneve është një treg mjaft i ndjeshëm nga pikëpamja e menaxherëve.
Në rastin e një bote ideale financiare mund të cekim sistemin socialist në të cilin nuk ka ekzistuar konkurrenca e tregut dhe mungesa e efikasiteti në treg si pasojë e mungesës së tregut lojal ku çdo gjë ishte e planifikuar nga qeveritë e asaj kohe.
Kjo mënyrë e funksionimit të tregut financiar është përcjellë nga: Konkurrenca perfekte dhe nga mungesa e fuqisë së tregut.
Informatat në publik ku funksioni i informatave përcillet në mënyrë perfekte nga të gjithë huamarrësit tek huadhënësit.
Alokimi i rrezikut ku p.sh. rreziku sistematik (i njëjtë tek të gjithë projektet) do të varet nga shkalla e aversionit të rrezikut po ashtu në të njëjtën masë te të gjithë projektet. Pagesa e rrezikut e paguar nga huamarrësit do të varet vetëm në shumën e rrezikut sistematik në projektet investive.
Huadhënësit me projekte që përmbajnë rrezik të ulët financojnë projekte me rrezik të lartë: dhe ato me rrezik të lartë financojnë projekte të sigurta.
Te bota ideale financiare nuk ekziston roli i ndërmjetësuesve financiar. Për një huamarrës potencial, shpenzimi i fondeve do të mund të jetë i njëjtë nëse është paraqitur nga brenda dhe jashtë. Sa i përket huamarrësit ai nuk do të luajë rolin në përcaktimin e kushteve për huadhënie.
Problemet e likuiditetit nuk rriten nëse huadhënësit dhe huamarrësit krijojnë marrëveshje të sigurojnë nevojat e tyre për likuiditet.
Bota reale financiare paraqet mundësinë e mirë të paraqitjes së realitetit të marrëdhënieve financiare në tregun financiar dhe në institucionet tjera financiare. Bota reale karakterizohet me mungesën e informatave, faktorët objektiv nga mungesa e mekanizmave legale dhe roli i tregut financiar dhe mosefikasiteti i tij.
Paraqiten dy lloje të mungesës së informatave të cilat shkaktojnë probleme: Hulumtimi dhe mospërputhja ku huamarrësit dhe huadhënësit nuk e dinë se si do ta takojnë njëri tjetrin. Informata josimetrike ku huamarrësit e njohin vetveten dhe projektet e tyre mirëpo huadhënësit jo.
Mekanizmat ligjore bëjnë të mundur mënyrën e njohjes së faktorëve që ndikojnë në çmimin e ndërmjetësimit: çmimi i përcaktuar nga brokeri ku huadhënësi dhe huamarrësi mund ta gjejnë njëri tjetrin sepse për të gjetur palën e kundërt për të investuar është gjithmonë e kushtueshme dhe e rrezikshme. Këto çmime janë si rezultat i informatës jo të plotë të tregut.
Gjithmonë ekzistojnë mekanizma për zgjidhjen e problemit të palës së kundërt siç është: kolaterali i cili mbron huadhënësit nga mundësia e mospagesës ku është e caktuar shkalla e investimit nga agjensionet financiare ndërkombëtare Moody’s , Standard and Poor’s, DBRS dhe Fitch Rating’s.
Fillimi i investimit të një kompanie te një kompani e re dhe daljes së saj në treg gjithmonë është më i kushtueshëm dhe konsiderohet me një rrezik më të madh, kështu që të gjitha shpenzimet e jashtme të financimit duhet të mbulohen nga fondet brenda përbrenda institucionit.
Tregjet financiare përfshijnë tipet e ndryshme të institucioneve dhe tregjeve, ku secili prej tyre kryen funksionin si përparësi e veçantë e krahasimit. Bankat dhe institucionet e njëjta tentojnë të ndërmjetësojnë dhe në dhënien e kredive ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të sigurimit më të lehtë të informatave mbi mjetet financiare.
Tregu i kapitalit përfshin kryesisht tregjet për borxh dhe kapital. Por, si një rritje e sofistikuar, ata zgjerohen të sigurojnë tregje të thella dhe likuide sekondare dhe të krijojnë produkte tjera financiare të tilla si derivativat financiare.