Çka është ‘Teoria e ndërmarrësisë’ dhe si e definonin
ndërmarrësinë J. Schumpeter dhe P. Drucker?
Teoria e ndërmarrësisë: një metodë, një aparat i mendjes,
një teknikë e të menduarit, që e ndihmon zotëruesin e saj të nxjerrë dhe të
marrë vendime të drejta, në kohë të duhur).
Jozeph Schumpeter, i cili aktivitetin ndërmarrës e definon
si “destruksion kreativ (creative destruction);”(Sipas tij, ndërmarrësi është
agjent i ndyshimeve ekonomike dhe i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Ndërmarrësit janë në qendër të fluktuacioneve afatshkurtëra dhe afatgjata në
ciklet ekonomike; për ta nuk ka vend në analizat statike, por vetëm në analizat
dinamike).
Peter Drucker ndërmarrësinë e paraqet si biznes që
organizohet dhe kryhet në mënyrë sistematike dhe të efektshme. Ndërmarrësinë e
trajton si pjesë të aktiviteteve afariste dhe të detyrave udhëheqëse, pjesë të
menaxhmentit ndërmarrës.
2.Harry Truman
(president Amerikan) thoshte: “Nëse nuk mund ta duroni nxehtësinë, atëherë qëndroni
jashtë kuzhinës”. Si ndërlidhet kjo shprehje me vetë ndërmarrësin dhe punën e
tij ndërmarrëse?
Nga kjo shprehje e famshme e presidentit amerikan kuptojme
se vetem deshira per te pasur sukses nuk mjafton.Deshira dhe puna e zellshme
mund ta bejne te mundshem suksesin–Nese ideja pas kesajpune eshte e mire,pa
marre parasysh se sa jane te medha perpjekjet tuaja, nese ideja e biznesit
eshte e keqe, ajo do te deshtoje.poashtu, duhet ta keni ne mendje se me lehte
eshte te imitosh(kopjosh) se sa te shpikesh.
3. Sjelljet e individëve - mënyra se si i vëjnë mendimet
dhe qëndrimet e tyre në punë – i përcaktojnë ata se a janë apo jo ndërmarrës.
Çka përfshijnë këto sjellje (numëro disa sosh)?
Keto sjellje perfshijne:
-Rrezikimi i parave dhe i sigurisë së tyre.
-Përkushtimi i tyre për ndryshimin e gjendjeve – proceseve
ekonomike dhe politike.
-Akceptimi dhe adaptimi i ndryshimeve si domsdoshmëri.
-Organizimi i punës së tyre dhe i punës së të tjerëve
përreth tyre.
-Bërja dhe akceptimi i përgjegjësive për vendimet përfundimtare.
-Demostrimi i një vargu të gjerë të shkathtësive menaxhuese.
-Manovrimi me shumë aktivitete në të njëjtën kohë.
-Të punuarit më shumë dhe me orar më të zgjatur (dhe, me
shpresë, më me mend se të tjerët).
-Gjetja e konsumatorëve, pastaj e tregut dhe shitja këtyre
konsumatorëve.
-Përpjekjet e vazhdueshme që të gjindet rruga më e mirë që
gjërat të bëhen sa më mirë
4. Sipas David Gumpert, ekzistojnë tetë arsye tepër të
rëndësishme për të hartuar planin e biznesit. Cilat janë ato?
Të shitni veten tuaj në biznes, Të siguroni financime nga
bankat,të siguroni fondet investive, të vendosni(ujdisni) aleanca stategjike,
të sigurojë kontrata të mëdha, të ngashënjejë punëtorët kyç, të kompletojë
bashkimet dhe përvetësimet, të motivojë dhe të fokusojë ekipin tuaj menaxhues.
5. Cilat janë veçoritë shquese, më të rëndësishme, të
kulturës ndërmarrëse?
Së pari ndërmarrësit duhet të jenë në gjendje të veprojnë të
pavarur.
Së dyti, ndërmarrësit besojnë në aftësitë e tyre për t’i
kontrolluar rrjedhat e ngjarjeve, rrjedhat e proceseve të cilat kanë ndikim në
biznesin e tyre. Dallimi i tretë kulturor që ka
ndikim të jashtëzakonshëm në qasjen ndaj biznesit, në
kushtet e ekonomisë së tregut, është gatishmëria e pranimit të dështimit
(humbjes) si diçka normale.
6. Cilat janë pesë çështjet kyçe, që ndërlidhen me
personalitetin tuaj, nëse punëtorët tuaj ju besojnë ose jo? Çka paraqesin këto
veç e veç – me nga një fjali?
- Integriteti demonstrohet kur jeni të ndershëm dhe i
çiltër. Nëse nuk jeni i ndershëm, nuk mund të jeni i besueshëm.
- Kompetenca shkon me dijen teknike, me shkathtësitë dhe me
aftësitë për punë të cilën ju e kryeni. Kompetenca poashtu përfshinë pasjen e
njohurive dhe shkathtësive, që të jeni në gjendje të punoni me njerëz – pasjen
e kompetencës menaxhuese.
- Konsistenca (konsekuenca) është serioziteti dhe gjykimi i
drejtë. Nëse jeni konsistent, ju jeni në mënyrë të arsyeshme i parashikueshëm.
Nëse ju jeni i paparashikueshëm, ju nuk do të jeni i besueshëm.
- Lojaliteti është më vështirë të definohet, por ky tregohet
nga vullneti i juaj për të sakrifikuar veten për t’i mbrojtur të tjerët, nga
vullneti i juaj për t’ju mbrojtur imazhin e të tjerëve, për t’ju ruajtur
fytyrën e tyre.
- Sinqeriteti është vullneti i juaj që t’i këmbeni idetë dhe
informacionet në mënyrë të lirë. Këto pesë cilësi, së bashku, na ndihmojnë që
ta kuptojmë besimin, dhe poashtu na tregojnë se pse është e rëndësishme që të
ndërtojmë marrëdhënje të mira midis punëtorëve. T’ju përkujtojmë, relatat e
mira midis punëtorëve ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut që i referohet
punëtorëve.
7. Numëro disa nga standardet e etikës ndërmarrëse.
1. Parimet e përgjithshme për praktikat e ndershme të
biznesit.
2. Përgjegjësia dhe llogaridhënja për keshin dhe për
kontrollin.
3. Procedurat e kontabilitetit për shitjet në kesh (para të
gatshme).
4. Pasja e konsideratave të veçanta për familjen, për shokët
dhe për të tjerët.
5. Dhënja e dhuratave, ose pasja e konsideratave, në shenjë
të mirënjohjes për të mirat e bëra.
6. Marrja e dhuratave, ose e konsideratave speciale, në
shenjë të mirënjohjes për të mirat e bëra.
7. Shitja e mallrave të dëmtuara ose jostandarde.
8. Politikat e të ardhurave nga mallrat.
9. Garancitë për produkte dhe shërbime.
10. Metoda e trajtimit të punëtorëve dhe e konsumatorëve jo
të ndershëm.
11. Paraqitjet e reklamave dhe të marketingut (reklamimi i
ndershëm).
12. Përkrahja e konsumatorit.
13. Proceset, procedurat, përgjegjësia dhe llogaridhënja e
pranimit të materialit.
14. Ofrimi i sigurisë në vende të punës.
15. Marrëdhënjet e punëtorëve (ndershmëria dhe konsekuenca).
16. Marrëdhënjet e konsumatorëve (ndershmëria dhe
konsistenca).
17. Metoda e marrjes me probleme
8. Ekzistojnë 3 lloje tënjohurive të cilat janë të
rëndësishme për një afarist. Cilat janë ato?
• Një lloj i njohurive quhet njohuri e
“blerësit/furnizuesit.”
• Lloj tjetër i dallueshëm i njohurisë është “dija
teknologjike.”
• Lloji i tretë i njohurive quhet “dije profesionale;
9. Çka paraqet ‘Web-faqja’ për biznesin tuaj?
Web-faqja është dritare e juaja nga e cila ju shohin të
tjerët, pra mund të shfrytëzohet për marketing. Përmes saj mund të bëhet
shitblerje me teknologji të avancuar pa pjesmarrjen direkte të palëve
kontraktuese, etj.
10. Cilat janë mënyrat për të dalë nga biznesi
ndërmarrës?
Në realitet, ekzistojnë vetëm tri mënyra për të dalë nga
biznesi ndërmarrës. Biznesi mund të shitet: krejtësisht, në një masë të
konsiderueshme, ose mund të shitet një pjesë e tij (përmes shitjes së
aksioneve).
Biznesi mund t’i mbyll vetë dyert e tij. Shumë biznese,
prodhuese ose shërbyese, e ndalin veprimtarinë e tyre me dëshirë, jo nga
domosdoshmëria, për arsye personale, dhe arsye të tjera.
Mënyra e tretë është kur biznesi mbyllet nga domosdoshmëria,
sepse në një moment, kur ai nuk është në gjendje që të përballet me kryerjen e
obligimeve të marra (financiare), vjen koha e shpalljes së bankrotit. Me këtë
rast, dyert e biznesit janë të hapura vetëm për likuidatorin dhe kreditorët
tuaj!
11. Richard Cantillon, ndërmarrësinë e shihte si
aktivitet ekonomik në kushte të pasigurisë. Cili është komenti juaj?
Lufta për ekzistencë në kushtet e pasigurisë është motivi
kryesor. Në këto kushte secili është ndërmarrës, duke marrë parasysh se prej
dhjetë bizneseve vetëm një mund të mbijetojë gjatë 20 viteve. Cantillon ka
thënë se asgjë nuk është e sigurtë në ndërmarrësi edhepse një person mund të
ketë një ide të mirë por nuk do të thotë se me qdo kusht mund të ketë sukses
gjatë operacionit të idesë sepse ka mundësi dështimi.
12. Cilat janë qëllimet tuaja si ndërmarrës (numëro disa
sosh)?
Realizimi i idesë
Të mbajë pozitën monopolistike
Të kem një statut të mirë në shoqëri
Të jem i dobishëm për vetveten, familjen dhe shoqërinë
Të kem imazh
Të realizoj fitim.
13. Jeff Timmons mendon se ndërmarrësit duhet ta kenë
mendjen e helikopterit. Cka do të thotë kjo?
Mendja e helikopterit dmth se ndërmarrësit duhet të kenë
aftësi që të merren me gjithcka në mënyrë të detajizuar. Gjithashtu mund të
them se duhet të jemi të aftë për manevrime në kushte, hapsirë dhe kohë të
ndryshme, duhet të jemi të aftë të analizojmë cdo detaj të idesë me qëllime të
realizimit të saj dhe shmangies së rrezikut.
14.Pse mendoni se pikërisht ju do të bëheni ndërmarrës i
mirë?
Sepse i dua rreziqet, i dua ndryshimet këmbëngulëse, kam
qëndrim, personalitet, imagjinatë ndryshe nga të tjerët dhe jam unik në ide.
Prandaj mendoj se kam njohuri, aftësi, shkathtësi, shëndet të mirë
psiko-fizik,këmbëngulësi, vetdisiplinë, kreativitet, jam energjik, mësoj shpejt
etj.
15. Suksesi i një ndërmarrësi kërkon kombinimin e dijes,
aftësive, shkathtësive dhe personalitetit të tij, (trego nje shembull nga
praktika kosovare qe ju e njihni mirë, me pak fjalë)?
I.Rugova, një personalitet i shquar me kulturë të gjerë i
njohur si: “Gandi i ballkanit” përdori të gjitha aftësitë, me zgjuarsinë më të
madhe arriti ta kurorëzojë idealin për pamvarësinë e Kosovës.
16.Pavarësisht nga dallimet e tyre, sipas Michael
O’Malleus ndërmarrësit janë (me nga një fjali sqaroni secilën veqori shquese)?
Parashikues- Ata shohin gjërat që nuk ekzistojnë e që do të
vijnë në të ardhmen. Gjithashtu themi se parashikues janë ata të cilët duke
gërshetuar përvojën e tyre me njohuritë e fituara më parë dhe e kanë aftësinë e
të menduarit për të krijuar diqka të re në dobi të njerëzve në të gjitha sferat
e jetës.
Të krisur- Ideja e tyre e pakapshme për të tjerët është si
një pus pa fund dhe për këtë arsye quhen të krisur.
Këmbëngulës- Ata kacavirren. Për ta qdo rast është një shumë
e mirë për biznes, pra edhe atëherë kur mendohet që nuk kanë shteg ata e gjejnë
rrugën dhe nuk dorëzohen deri në realizimin e qëllimit të tyre.
Të shkathët-Ata këmbëngulin në bizneset e tyre, janë të
shkathët në bizneset e tyre. Ata që nuk e kanë gjetur rrugën e gjejnë për ti
arritë qëllimet e caktuara të tyre.
Energjetik-Ata mezi e presin agimin e ditës për të punuar,
pra për njëndërmarrës të suksesshëm dita zgjat 25 orë e java 8 ditë.
Të vendosur- Janë të vendosur në punën që e kryejnë, pra
janë të vendosur për të arritur qëllimet dhe kacavirren në cdo skenë që është
profitabile.
17.Sipas shkathtësive, aftësive dhe përvojës suaj cili
biznes(apo ide e biznesit) do ju përshtatej më së miri?
Shembull: Një firmë prodhuese të reklamave me LED-dioda,
parking të digjitalizum, ose ose...
(Këtu mund ta jepni përgjigjen varësisht nga fakti se qka ju
përshtatet më shumë)
18.Familja dhe miqtë e ndihmojnë më së miri idenë tuaj.
Cilat janë sfidat (sipas Michael O’Malley) me të cilat ju do të ballafaqoheni?
Nëse e kanë prirjen e emocioneve: Ju po bëni punë të madhe,
mos heqni dorë, si mund të ju ndihmojë? Dhe nëse e kanë prirjen e shqetësimeve
atëherë: Do të ju huazoj para, do t’ju ofrojë kurajo, do te te ndihmojnë me orë
të tëra për zgjedhjen e zyrës...etj.
19.Cilët janë katër përkujtuesit për themelimin e
biznesit me bashkëshort-bashkëshorten tuaj?
-Renditni sa më shumë mendime, nëse e zgjedhni për biznes
bashkëshortin/en ashtu sic keni menduar kur e keni zgjedhur për jetë.
-Gjërat që ju pëlqejnë te bashkëshorti, mund të ju cmendin
në biznesin e përbashkët.
-Ndërtimi i jetës së përbashkët, nuk është e njëjta gjë me
ngritjen e biznesit të përbashkët.
-Kur të punoni me bashkëshortin/en të gjitha gjërat që ju
pëlqejnë do të jenë prapë prezente në ndërmarrje.
20.Ndërmarrësia është teknologji sociale.Cka dmth kjo?
Eshtë analgami i menaxhmentit dhe i destruksionit kreativ në
aplikimin praktik të inovacioneve efektive.
21.Ju personalisht a keni tipare të ndërmarrësit? Nëse po
atëherë numëro disa sosh?
Mendoj se jam i shkathët, që do të kem një biznes të
suksesshëm me përfitime të mira, të kem përkrahje nga familja dhe besim të
plotë edhe ndaj kreditorëve, të jem i guximshëm, të përballoj stresin dhe
shërbimet që unë ju ofroj janë të mira poashtu të kënaqen klientët.
22.Cilat janë sjelljet dalluese që dikënd e përcaktojnë
se a është ndërmarrës a jo?
Janë kreativ,këmbëngulës,të shkathët, nuk qëndrojnë në një
vend, mendojnë si ta zgjerojnë biznesin e tyre, organizimi i punës së tyre dhe
i punës së të tjerëve përreth tyre, sjellja e individëve, rrezikimi i parave
dhe sigurisë së tyre, përkushtimi i tyre për ndryshimin e gjendjeve-proceseve
politike dhe ekonomike, manovrimi me shumë aktivitete në të njëjtën kohë, të
punësuarit punojnë shumë dhe me orar të zgjatur, gjetja e konsumatorëve, e
tregut dhe shitja e këtyre konsumatorëve, dhe pika më e rëndësishme, përpjekjet
e vazhdueshme që të gjejnë rrugën më të mirë që gjërat të bëhen sa më mirë.
23.Cka studion Procesi i Fizibilitetit?
Studion arsyeshmërinë ekonomike të një ideje të biznesit,
respektimit, realizueshmërisë ose shanset që kjo ide(ky projekt) të jetë i
fuqishëm, dhe të jep rezultate pozitive, pra tregon se a mund të ketë sukses në
biznes që për nga dallimi nga plani i biznesit i cili tregon rrugën për sukses
të biznesit, ky proces merret më shumë se ndërmarrësia. Ky proces studion
prakticitetin e idesë.
24. Në cka konsiston kreativiteti dhe inovacioni?
Në të menduar- ata mendojnë dicka që ende nuk e ka menduar
dikush dhe në të parë-shohin gjëra që ekzistojnë dhe provojnë të bëjnë edhe
vet, dhe në të bërë-bëjnë dicka tjetër që dikush tjetër nuk guxon ta bëjë.
25. Jozepf Schumpter, aktivitetin ndërmarrës e definon si
“destruksion” kreativ.Cili është komenti juaj?
Nga elementet e marra nga dickaja e vjetër, ndërton apo
destrukton atë duke krijuar dicka të re në mënyrë kreative.
26.Ndërmarrësi si subjekt i ndërmarrësisë është
iniciator, lider, miratues i ndryshimeve strategjike, inovator afarist,
kurreshtar për gjërat e reja.Në cilin drejtim ju do ti orientonit, po të kishit
këto tipare?Cilat janë 5 idetë tuaja?
PSh. Hapja e një të ashtuquajturi “zinxhir” i restorantve me
shërbime të njëjta, hapaja e një fabrike të sheqerit, zyre për ndërmetësim te
dokumenteve të ndryshme ligjore, hapja e një pishine të mbyllur,meqenëse
shfrytëzohet në të gjitha stinët,Hapaja e një zyre për shërbime të
kontabilitetit.
27.Edisoni thoshte: “Zbulimi është 1% inspirim,ndërsa 99%
është djersitje, respektivisht punë permanente dhe këmbëngulëse”.Cili është
mendimi juaj?
Qëllimi është veprim.Për realizimin e qëllimit duhet
përdorur mënyra të ndryshme të punës,studimit, të cilat duhet të jenë sa më
praktike (punë të palodhshme me këmbëngulësi dhe vetëdisiplinë).
28. Ekzistojnë katër metoda themelore të analizës së
pozitës financiare të biznesit tonë ndërmarrës. Cilat janë ato ?
Ne i vështrojmë trendet TRENDS
Përqindjen e komponenteve COMPONENT PERCENTAGES
Proporcionet RATIOS
Krahasimet industriale INDUSTRIAL COMPARISONS
Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.
ReplyDelete