11/12/2013

Temat Ne Lenden Sjellje Organizative - Berim Ramosaj !

QELLIMI I LENDES:
Krijimi i nje vizioni te integruar per organizaten dhe komponentet e saj, analizimi dhe kuptimi i lidhjeve, ngritja dhe perdorja e teorive per spjegimin dhe parashikimin e sjelljes se anetareve, grupeve si dhe reagimit te strukturave, jane mekanizmat dhe njohurite me te cilat zgjerohet bagazhi i drejtuesve te ardhshem te cilet ndjekin kete disipline. Ata jo vetem jane ne gjendje keshtu te njohin me mire organizatat e tyre por kompletohen me nje sere aftesish  te cilat do ti ndihmojne te permbushin teresine e pergjegjesive qe rrjedh nga pozicioni i tyre ne organizate, te cilat konvergojne ne permiresimin e performanses se pergjithshme te saj permes nje perfshirje me  te gjere dhe te frytshme te anetareve te saj. Kete ata e realizojne permes te mesuarit te artit te ndikimit dhe modifikimit te sjelljeve te vartesve te tyre mbeshtetur nga sisteme motivuese ne te cilat gjithe anetaret gjejne mundesi te plotesimit te nevojave te tyre te lidhura me arritjen e qellimeve te organizates dhe fuqizimit te saj. Studimi paraqet nje sfide te mirefillte per mendesite e vjetra ne lidhje me menaxhimin dhe organizaten dhe kerkon nje Angazhim te mirefillte mendor dhe emotiv nga ana e studenteve. Kjo realizohet permes zhvillimit te analizave me tekniken e studimit te rastit ku struktura e diskutimit dhe vete zhvillimi i tij manaxhohet prej studenteve duke i aftesuar dhe pajisur ata me shume karakteristika qe mund te fitohen vetem permes perballjes me situatat reale organizative.


Struktura: 3/1
Kreditet     6
Leksione: 45 ore
Seminare: 15 ore
Kurset: :      Biznes Viti III
Semestri :   pare
Shenim :  Lenda do te kontrollohet nepermjet nje kolegiumi  te ndermjetem ( i pari pas temes nr. 5 sipas planit bashkangjitur ), provimit ne fund te semestrit dhe nepermjet pjesmarrjes, aktivizimit nje detyre kursi dhe paraqitjes se detyrave perkatese ne seminare dhe gjate leksioneve.

Tema 1:  Hyrje ne sjelljen organizative


-          Kuptimi i sjelljes organizative
-          Disiplinat e tjera afer Sjelljes Organizative
-          Vlersimi i rezultateve te kerkimeve

Tema 2:  Nje model i pergjithshem i studimit te sjelljes ne pune


-    Njohuri per individin
Variabla individuale te pavarur
Variabla kryesore te varur
-          Faktore te tjere qe ndikojne ne sjelljen e individit ne organizate
-          Karakteristikat biografike
         Mosha, gjinia, gjendja civile, numri i personave ne ngarkim, vjetersia ne pune.

Tema 3:  Vlerat dhe qendrimet


   -    Karakteristikat e vlerave
   -     Rendesia e vlerave per sjelljen organizative
-          Hierarkia e vlerave
-          Qendrimet
-          Zvogelimi i mosperputhjes
-          Ndryshimi i qendrimeve
-          Shkaqet e qendrimeve
-          Funksionet e qendrimeve
-          Qendrimet ne pune
Kenaqesia ne pune, efekte te kenaqesise, perkushtimi ndaj organizates.

Tema 4:  Personaliteti


-          Cilesite e personalitetit qe i interesojne sjelljen organizative
Pika e kontrollit,
Te qenit autoritar,
Makiavelizmi,
Prirja ndaj rrezikut,
Nevojat per te qene rezultatitiv
Vetevlersimi
Veteefikasiteti
Kujdesi per te paraqitur anen “e duhur” te vetes
-          Faktoret qe ndikojne ne formimin e personalitetit
-          Pershtatja e personalitetit me punen
-          Vlera e personalitetit si parashikues i sjelljes ne pune

Tema 5:  Perceptimi

-          Faktoret e jashtem (qe lidhen me objektin qe perceptohet)
-          Faktoret e brendshem (qe lidhen me perceptuesin)
-          Organizimi i perceptimit
-          Perceptimi i personave
-          Manaxhimi i pershtypjes
-          Teoria e atribuimit
-          Pergjithesime ne gjykimin e njerezve



Tema 6:  Te Mesuarit.

-          Llojet e te mesuarit
Kushtezimi klasik
Kushtezimi operues
Teoria e te mesuarit social
-          Perforcimi
-          Perforcimet pozitive dhe negative
      Perforcimet pozitive
      Sistemet e shperblimit ne organizate
      Perforcimet negative
               Mungesa
               Ndeshkimi
-          Si duhen te administrohen perforcimet


Tema 7:  Sjellja ne nje kontekst nderkombetar.

-          Modeli Kluckhon- Strodbeck
-          Modeli Hostdef
-          Mbajtje e sjelljes organizative ne nje kontekst nderkombetar

Tema 8:  Aftesite dhe mjeshterite.

-          Aftesite intelektuale
-          Aftesite fizike
-          Aftesite e manaxherit
         Modeli Katz



Tema 9:  Motivimi ne pune:

-          Teoria e hierarkise se nevojave
-          Teoria e tre nevojave
-          Nevojat specifike ne mjedisin e punes
-          Teoria e paanesise
-          Teoria X dhe Y
-          Teoria e motiv- higjenes
-          Teoria e motivimit nepermjet vendosjes se objektivave
-          Teoria e pritjes
-          Te ardhurat

Tema 10:  Motivimi nepermjet projektimit te puneve
-          Kuptimi dhe objektivat e puneve
-          Karakteristikat e punes
-          Projektimi i puneve
                           Zgjerimi i punes
            Rotacioni
            Modelet e punes
            Pasurimi i punes
-          Modeli i karakteristikave te punes
-          Mundesi per riprojektimin e punes ne grup

Tema 11:  Sjellja ne grup 

-          Individet dhe grupet
-          Organizata dhe grupet
-          Perberja
-          Grupet formale dhe joformale
-          Normat
-          Struktura e grupeve
Rolet funksionale te anetarve
Udheheqja e grupit
Permasa
Efektet gjinore
Aftesite individuale

-          Fazat e formimit te grupeve
-          Hapat e zhvillimit te grupit
-          Fortesia e lidhjeve
-          Marrja e vendimeve ne grup
-          Permiresimi i marrjes se vendimeve ne grup
-          Puna me skuadra
-          Menyra si lidhen variablat e grupit dhe ndikimi mbi variablat e varur.
-           

Tema 11:  Komunikimi

-          Natyra e procesit te komunikimit
-          Menyrat e komunikimit nderpersonal
-          Dallimet gjinore ne komunikim
-          Pengesat  per nje komunikim efektiv
-          Tejkalimi I barrierave per nje komunikim efektiv
-          Rrjetet e komunikimit
-          Aftesite baze per komunikim
Degjimi aktiv
Zhvillimi i aftesive per te degjuar ne menyre aktive
Feedback
Permiresimi i aftesive per te dhene feedback

Tema 12:  Pushteti dhe konflikti 

-          Karakteristikat e autoritetit
-          Dallimi i udheheqjes dhe pushtetit
-          Bazat dhe burimet e pushtetit
-          Si arrihet pushteti
-          Pasojat e buxhetit ne sjellje
-          Faktoret qe ndikojne ne sjelljen e politike
-          Rrethanat e konfliktit
-          Kuptimi I konfliktit dhe konflikti si proces
-          Konflikti funksional dhe atij jofunksional
-          Format e konfliktit ne organizate
-          Teknikat dhe strategjite per manaxhimit e konfliktit

Tema 13:  Udheheqja

-          Teorite e tipareve
-          Teorite e sjelljeve se udheheqjeve
                  Studimet e shtetit te Ohajos
                  Studimet e Universitetit te Miciganit
                  Rrjeta manaxheriale
-          Teorite e rastit
-          A eshte gjithmone e nevojshme udheheqja

Tema 14:  Vendimarrje ne organizate  


-          Tipet e vendimeve
-          Modeli klasik/ sjellej e emarrjes me vendime
-          Racionaliteti i kufizuar dhe faktoret qe ndikojne ne vendimarrje
-          Krizat dhe konfliktet
-          Vlerat e atij qe merr vendime
-          Hapa te procesit krijues

 


Tema 14:  Stresi ne pune

-          Kuptimi I natyres se stresit
-          Teori mbi stresin
-          Burimet e stresit ne vendin e punes
-          Pasojat e stresit
-          Distresi individual
-          Menyra per ta parandaluar stresin
-          Parandalimi i stresit organizativ
-          Stres pa distres
-          Burimet e stresit te lidhura me punen
-          Menaxhimi efektiv I stresit

Tema 15:  Kultura e organizates

Funksione dhe efekte te sjelljes se organizates
Roli i udheheqjes ne modelimin dhe perforcimin e kultures
Shoqerimi organizativ

Ndryshime te kultures s eorganizates.

No comments:

Post a Comment