11/12/2013

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina pjesë e Turneut Ndërkombëtar Universitar Euro Roma 2013

Në mesin e shumë universiteteve prestigjioze botërore, edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të përfaqësohet në Turneun Ndërkombëtar Universitar “Euro Roma 2013”.

UP do të përfaqësohet në këtë turne nga studentet sportiste Shemsije Asllanaj, Drenusha Asllanaj, Jehona Berisha, Sherife Behrami, Egzona Geci, Florentina Deliu, Margona Maksuti, Ergysa Blloku, Lule Simnica, Nazmije Ibrahimi, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sportive, prof. dr. Sadik Krasniqi, nga trajneri prof. dr. Musa Selimi dhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, prof. dr. Beqir Sadikaj dhe prof.asoc.Ajvaz Berisha.
Ky turne do të mbahet nga data 14 deri më 17 nëntor, në Romë të Italisë.

“EURO ROMA 2013” është një turne i sporteve, si: futboll (meshkuj), futsal (meshkuj dhe femra), basketboll (meshkuj dhe femra), volejboll (meshkuj dhe femra), atletikë (meshkuj dhe femra), tenis (meshkuj dhe femra), pingpong (meshkuj dhe femra) dhe shah.
Në këtë turne ndërkombëtar do të marrin pjesë universitete nga Evropa, nga Afrika e Veriut, nga Lindja e Mesme, nga Azia, nga Amerika e Veriut dhe nga Amerika e Jugut, me rreth 2.000 studentë sportistë.
Ekspedita udhëhiqet nga profesori i volejbollit, prof. dr. Musa Selimi, dhe nga asistenti i tij Bahri Gjinovci, të cilët po punojnë në komponimin e ekipit universitar dhe përfaqësimit sa më të denjë të sportit kosovar. Është hera e parë që në një ngjarje kaq madhore merr pjesë një ekip i studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të barabartë me studentët e tjerë do të zhvillojnë gara në Romë për tri ditë rresht.

No comments:

Post a Comment