11/22/2013

Remitencat shënojnë rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës e prezantoi “Rezultatet e Anketës mbi Remitencat në Kosovë 2012”, sipas se cilave, remitencat në vend kanë shënuar rritje për 23.1 për qind krahasuar me vitin 2011.

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Isa Krasniqi,tha se kryesisht remitencat janë dërguar për mbështetje familjare, rreth 86 për qind, 9.8 për qind janë dërguar për pagesa të shërbimeve të kujdesit mjekësor për familjarë, si dhe 2.5 për qind për pagesa të shkollimit të familjarëve ose të të afërmve të tyre në Kosovë.
“Gjetje me rëndësi në këtë studim është se përqindja e familjeve që pranuan remitenca në vitin 2012 u zvogëlua në krahasim me vitin 2011 për 2.6 për qind, por se shuma mesatare e të mirave që familjet e pranuan ishte shumë më e lartë, duke bërë që edhe totali i remitencave të dërguara në Kosovë të jetë 23,1 për qind më e lartë. Gjetje tjetër me rëndësi është se familjet pranuese të remitencave kanë kryefamiljarë mesatarisht më të moshuar dhe më pak të arsimuar se familjet jo-pranuese, ndërkohë që kryefamiljarët dhe anëtarët e rritur të familjeve të tyre kanë nivel më të ulët të punësimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës së ata të familjeve jo-pranuese”, theksoi ai.
Kurse, Gani Gërguri nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), tha se remitencat në vendin tonë janë burim i rëndësishëm i financimit. “Remitencat të gjithë e dimë se janë një kategorie rëndësishme për shoqërinë tonë, për ekonominë vendit tonë, kanë qenë burim i shumë i rëndësishëm i financimit, mbesin ende burim shumë i rëndësishëm shuma e tyre arrin diku rreth 605 milion në fund të vitit 2012, ndërsa sipas analizave dhe statistikave që i ka BQK ky trend vazhdon edhe në vitin 2013”, ka theksuar ai.
Ndërsa, Chargee d’Affarires, nga ambasada e Finlandës, tha se Kosova ka nevojë për të gjitha burimet për rritje ekonomike. Po ashtu, edhe Andrew Russel nga UNDP-ja, theksoi se e rëndësishme e këtij raporti është se është udhëhequr nga vet ASK-ja, krahasuar me raportet e viteve të kaluara.
Sipas raportit, remitencat e dërguara në vitin 2012 shënuan rritje vjetore pre, 23.1 për qind në krahasim me vitin 2011. Shifra totale e remitencave të dërguara është 457 milionë ose 9.3 për qind e bruto produktit vendor të Kosovës. Sipas raportit, në vitin 2012, gjithsej 22.4 për qind të familjeve kosovare pranuan remitenca nga familjet e tyre në diasporë.
Ky studim është përkrahur nga projekti “Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” (DEED), i implementuar bashkërisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), me financimin e Qeverisë së Finlandës

No comments:

Post a Comment