11/22/2013

Eurozonës po i humb durimi me Greqinë

Ministrat e Financave të zonës euro "po humbasin durimin" me Greqinë, u shpreh Presidenti i Eurogrupit, holandezi Jeroen Dijsselbloem, për një të përditshme greke, ndërkohë që qeveria greke prezanton këtë të enjte buxhetin e saj për vitin 2014.

"Shumë ministra të Financave të zonës euro po fillojnë ta humbasin durimin", deklaroi ai për të përditshmen "Ta Nea", në Hagë.
Qeveria greke pritet të paraqesë sot në parlament projektbuxhetin për vitin 2014, por, ka shumë të ngjarë që ai të kthehet për rishikim, sepse Athina nuk arriti të binte dakord me Trojkën e kreditorëve ndërkombëtarë për gropën e madhe buxhetore të parashikuar për vitin e ardhshëm.
Të mërkurën, Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, përfunduan një raund bisedimesh me qeverinë greke, pa mundur të ndajnë një mendim lidhur me disa pika të rëndësishme.
"Janë arritur përparime të mëdha, por mbeten ende disa çështje për t'u zgjidhur. Bisedimet do të vazhdojnë me selitë e BE-së, BQE-së dhe FMN-së. Ekipet e BE-së, BQE-së dhe FMN-së pritet të kthehen në Athinë në fillim të dhjetorit", deklaroi treshja në një komunikatë

No comments:

Post a Comment