Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojnë raportin e tretë mbi remitencat të titulluar Studimi mbi Remitencat në Kosovë 2013.
Raporti i fundit ofron të dhëna statistikore për prurjen dhe shfrytëzimin e remitancave, matë efektin e tyre në mirëqenien e familjeve pranuese dhe në ekonominë e Kosovës në përgjithësi dhe paraqet një kontribut të rëndësishëm në hartimin e politikave dhe strategjive nga institucionet vendimmarrëse.
Pjesëmarrës në ngjarje do të jenë ndër të tjerë edhe Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës, Anne Meskanen, e Ngarkuara me Punë, Ambasada e Finlandës, Andrew Russel, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Isa Krasniqi, Kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Bedri Hamza, Guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës në Prishtinë.
No comments:
Post a Comment