11/12/2013

INTEGRIMET EVROPIANE

INTEGRIMET EVROPIANE
Nocioni i integrimeve rajonale
- Studimi i të drejtës së Unionit Evropian është i pa suksesshëm pa e
trajtuar – shtjelluar më parë proceset reale historike të integrimit do të
ndikonte që shpjegimet të jenë të limituara – pa qarta;
- Integrimet janë sot realitet i zhvillimeve aktuale botërore;
- Integrimet gjithashtu janë edhe problem serioz i rendit të ri botëror;
- Bota në përgjithësi po shkon në drejtim të proceseve integruese
globale ose rajonale;
- Kjo po shkaktohet nga ndërvarësia e shteteve, rajoneve dhe
regjioneve;
- Me integrim nënkuptohet procesi i lidhjes së dy ose më shumë
shteteve të një rajoni të caktuar dhe atë në pikëpamje ose forme
institucionale;
- Varësisht nga këto forma integrimet mund të jenë:
a) Kulturore;
b) Tregtare / Biznesore;
c) Ekonomike;
d) Politike;
e) Ushtarake;
f) Etj;
- Format me të shpeshta janë ato të integrimeve ekonomike sepse
konsiderohen se ato nuk e kufizojnë sovranitetin e vendit;
- Sot në botën bashkëkohore ka shumë organizata të këtilla UE – ja,
EFTA, CEFTA në Evropë, NAFTA në Amerikën Veriore, LAFTA në
Amerikën Latine, ASEAN dhe APEC në Azi dhe Pacifik;
- Integrimte kulturore janë të shpeshta dhe reflektohen në formë të
shkëmbimit të programeve arsimore, kulturore, shkencore,
informative;
- Integrimet politike kuptohen si formë e adrimit të vendeve në
organizatë si p.sh. anëtarësimi në OSBE;
- Ndërkaq, integrimet ushtarake karakterizohen si marrëveshje
bilaterale ose multilaterale në lëmin ushtarak të dy ose më shumë
shteteve: (rasti i NATOS);
2
- TRAJTIMI I ÇËSHTJEVE SIPAS KËTIJË PROGRAMI
MËSIMOR DO TË FOKUSOHET VETËM NË PROCESET E
INTEGRIMEVE EKONOMIKE;
- Ekzistojnë katër forma të realizimit të integrimit rajonal ekonomik që
kanë dallime formale dhe substanciale në mes vete. Ato janë;
1. sipas preferencave;
2. sipas tregtisë së lirë;
3. unionit doganorë;
4. unionit ekonomik; dhe
5. bashkimit politik;
- Zonat preferenciale;
§ Janë format me të ulëta të integrimeve rajonale tregtare;
§ Këto marrëdhënie rregullohen kur brenda një hapësire të dyja
shtetet aplikojnë në qarkullimin e tyre tregtar preferenca
(përparësi) tregtare në mes vete. (P.sh,. aplikojnë norma
doganore me të ulëta etj);
§ P.sh, marrëveshjet për tregti të lirë më mes të Kosovës dhe
Shqipërisë;
- Zonat e tregtisë së lirë:
§ Janë formë me shkallë më të avancuar të lidhjes tregtare në mes
të dy ose
më shumë vendeve të një rajoni;
§ Ato zakonisht i anulojnë plotësisht doganat në tregtinë e tyre të
përbashkët ndërkaq akoma i mbajnë në fuqi ato për shtetet e
treta;
- Unioni doganor;
§ Është shkallë më e lartë e integrimit dhe në këtë strukturë shtetet jo
vetëm që i heqin doganat ne mes vendeve të veta por nxjerrin,
ingurojnë dhe zbatojnë norma – tarifa doganore për vendet e treta
- Unioni ekonomik;
§ Është strukturë akoma më e avancuar e bashkëpunimit e cila
sëndertohet me heqjen e pengesave në drejtim të qarkullimit të te
gjithë faktorëve ekonomik, si të atyre tregtare po ashtu edhe
prodhuese;
3
§ Kjo formë promovon dhe zbaton rregullativa të cilat krijojnë
mundësi të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit, fuqisë
punëtore, etj, (Modeli i UE – së)
- Unioni politik
§ Forma me e avancuar e integrimeve;
§ Bashkim me një shtet (rasti i UE –së dështimi i kushtetutës)
HISTORIKU:
1. Modeli i shtetit federal; dhe
2. Modeli i shtetit konfederal;
ORGANIZATAT KRYESORE EVROPIANE
- Situata pas Luftës së dytë botërore dhe pasojat e saj;
- Logjika politike – OBJEKTIVA – t, e paqes, pajtimit dhe e
rindërtimit evropian;
- Ndërtimi i Evropës sipas kësaj logjike garantohet vetëm nëpërmjet
procesit të integrimit;
- Këto ide tani përputheshin me idenë e Evropës së bashkuar;
- Në këtë përudhë rol të rëndësishëm kanë pasur SHBA – të, të cilat në
atë kohë kundër ish Bashkimit Sovjetik, krijuan të ashtuquajturën
“perde të hekurt”;
- Mbështetja fillestare amerikane sipas planit MARSHALL
- Vetëm deri në fund të viteve të pesëdhjeta në Evropë ekzistonin disa
organizata ekonomike siç ishin OECD, KNER, CSCE, BEE,
EVROATOM, EFTA, NATO, etj;
4
VARËSISHT NGA SHTRIRJA GJEOGRAFIKE, PROGRAMI DHE
NATYRA E TYRE TË GJITHA ORGANIZATAT EVROPIANE MUND
TË SISTEMOHEN NË TRI KATEGORI KRYESORE:
A. Evro – Atlantike (Transatlantike)
B. Pan – Evropiane; dhe
C. Supranacionale
A. Organizatat Evro – Atlantike (trans – atlantike)
- Kjo krijesë – strukturë nuk është në tërësi e pastër evropiane por
brenda saj ka edhe shtete të tjera siç janë SHBA – të, Kanadaja,
- Jo rrallë këto janë quajtura edhe si evro – amerikane;
- Të këtilla janë;
Ø OECD = Organizata për bashkëpunim dhe Zhvillim në Evropë,
e themeluar në Paris me 1948. Në fillim pa SHBA –të dhe
Kanadanë
Ø NATO = themeluar me 1949 si aleancë ushtarake dhe politike;
· Këshilli i Atlantikut Verior;
· Sekretari i përgjithshëm i NATOS;
· Asambleja e Atlantikut verior;
· Themelimi dhe zhvillimi i saj ka kaluar në dy faza;
ü Faza e parë 1949 – 1995 e karakterizuar me luftën
e ftoftë;
ü Faza 1995 e tutje; periudha e transformimit
Ø KSBE / OSBE = Organizatë e karakterit politik e themeluar ne
samitin e Helsinkit me 1975;
· Inaugurojë filozofinë e lirive dhe të drejtave të njeriut;
· Luajti rol të rëndësishëm në ndryshimet që ndodhën në
Evropën Jug – Lindore;
· Monitoron dhe promovon zgjedhje te lira dhe parime te
demokracisë;
· Selia e saj është në Vjenë dhe anëtare të saj janë edhe
vende jashtë territorit evropian;
· Organet kryesore të saj janë:
ü Këshilli i përhershëm;
ü Këshilli i lartë;
ü
5
ü Kryetari rotativ i radhës;
ü Sekretari i përgjithshëm;
ü Komisionarët e OSBE – së në lëmi të caktuar;
B. Organizatat pan – evropiane
- Pjesëmarrëse janë vetëm shtetet në territorin evropian;
- Pjesëtare të kësaj organizata janë vetëm shtetet me orientim strategjik
pan – evropian;
- Deri me tani është vetëm një organizatë KËSHILLI I EVROPËS
- Në gjirin e saj marrin pjesë 41 shtete anëtare dhe kanë këtë strukturë:
Ø Këshilli i Ministrave;
Ø Asambleja Parlamentare;
Ø Kongresi i Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës;
Ø Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
C. Organizatat Supranacionale
- Në këtë kategori sistemohen:
a. CSCE – Bashkësia Evropiane për thëngjill dhe çelik
b. BEE – Bashkimi ekonomik evropian;
c. UE – Unioni evropian;
6
DALLIMET: UE – dhe organizatave të tjera evropiane
UNIONI EVROPIAN ORGANIZATAT TJERA
Struktura
institucionale
Strukturë me etnitet supranacional
ku vlen edhe parimi i delegimit
vlen vetëm përjashtimisht
Struktura organizative
ndërqeveritare
Mekanizmi i
vendosjes
Vendosja realizohet në bazë të një
sistemi të kombinuar me
konsensus por edhe me shumicë
votash;
Vendoset me konsensus dhe
unanimitet te plotë dhe çdo
mospajtim i ndonjë shteti
mund të bllokojë marrjen e
vendimeve;
Përgjegjësia
Përfaqësuesit i përgjigjen organeve
dhe institucioneve të organizatës e
shteteve që i kanë dërguar në
organizatë;
Përfaqësuesit i përgjigjen
organeve dhe institucioneve të
organizatës e jo shteteve nga
vinë;
Sistemi legjislativ Ka sistemin e vet unik legjislativ
· Mund të nxjerrin të gjitha
vendimet të cilat i nxjerrin
shtete;
Nuk kanë sistemin e vet unik
legjislativ por mund të
nxjerrin deklarata, rezoluta,

konventa;

No comments:

Post a Comment