Eagle Communication është një nga kompanitë më të suksesshme në shërbimit të qendrës së thirrjeve në tërë Kosovën.
Punën filluan para katër viteve, përkatësisht në 2009 me vetëm dy punëtor. Këto dy vite të eksperiencës dhe korrektësisë ishin kredo e fuqishme e mirëbesimit dhe afarizmit me partneret afarist dhe kompanitë më të mëdha gjermane. Puna dhe serioziteti i siguruan status te kompanisë serioze “Eagle Comunitation” në sytë e firmave me prestigjioze Gjermane. Rrjedhimisht kësaj që evidentuam më lartë, firmës “Eagle Comunitation” iu sigurua statusi i kompanisë me histori suksesi. Ashtu siç cek më larte, çdo gjë ka filluar me hapa të vegjël dhe me investime modeste që shumë shpejt u kthyem në biznes dhe një partner kryesor i firmave me prestigjioze gjermane në domenin e reklamimit dhe shirjeve të brendeve të tyre, kështu që storia e suksesit filloj me dy punëtorë ndërsa sot “Eagle Comunitation” numëron rreth 180 punëtorë dhe tri zyre: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Prizren. Aktualisht "Eagle Communication" është në kërkim edhe të 500 punëtorëve.
Në ecurinë dhe suksesin e punës sonë, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe bashkëpunimi korrekt me punëtorët të cilët u punësuan anekënd Kosovës, duke zbutur papunësinë dhe njëkohësisht duke krijuar një mirëqenie për ta. Duke e potencuar me modestin më të madhe edhe faktin se firma “Eagle Comunitation” në shumë raste ju ka dal në ndihmë njerëzve me nevoja si dhe ndihmuar sidomos studentet.
Përveç gamës së gjerë të produkteve të cilat na janë besuar që t’i ofrojmë, kompania është në aranzhmane edhe ne aspektin e avancimit te punonjësve me trajnime të ndryshme me ekspert gjerman të lemis përkatëse.
No comments:
Post a Comment