Në Sarajevë, të mërkurën, u mbajt takimi i shtatë i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, ku ministrat e vendeve të rajonit diskutuan për mbarëvajtjen e implementimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, ngritjen e bashkëpunimit në fushën e tregtisë. Ata morën vendim për miratimin e Strategjisë 2020, për mandatin e Sekretariatit të CEFTA-s për vitet e ardhshme, për notifikim e palëve për legjislacionin e ri në fushën e tregtisë, për rregullat e origjinës, dhe për masat balancuese në rast të dëmtimit të tregut nga pala tjetër në CEFTA.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, foli për sfidat e reja të CEFTA-s dhe pozicionin e Kosovës për sfidat e zbatimit të Strategjisë 2020 për Evropën Juglindore. “Për nevojën e funksionimit më të mirë të mekanizmave të CEFTA-s dhe për të zbatuar Strategjinë 2020, ne duhet të sigurohemi që strukturat e CEFTA-s do të përshtaten për sfidat e reja në mënyrë që të na mundësojnë të gjithë neve zbatimin e saj”, tha Nikaj.
Zëvendësministri Nikaj ngriti edhe çështjen e tejkalimit të problemeve të cilat pengojnë ngritjen e bashkëpunimit tregtar në mes të gjitha vendeve të rajonit “Ne të gjithë jemi të njohur me faktin që vendet anëtare të CEFTA-s nuk e respektojnë plotësisht Marrëveshjen. Ne besojmë që së bashku duhet të diskutojmë një qasje të re për të adresuar sfidat e reja të mekanizmave të CEFTA-s në të ardhmen”, tha zëvendësministri Nikaj.
Strategjia 2020 për Evropën Juglindore ka për qëllim që deri në vitin 2020 punësimi në rajon të ngrihet prej 39 për qind në 44 për qind, të përkrah tregtinë në mes vendeve të rajonit në mallra dhe shërbime prej 94 në 210 miliardë euro dhe ngritjen e GDP-së së rajonit prej 36 për qind to 44 për qind të mesatares të BE-së.
Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s është takim vjetor i ministrave të vendeve anëtare që ka për qëllim marrjen e vendimeve të rëndësishme për CEFTA dhe miratimin e planeve për vitin e ardhshëm. Prej 1 janarit 2014, udhëheqëse e CEFTA do të jetë Maqedonia
No comments:
Post a Comment