Ç’ËSHTË NJË MARRËVESHJE E TREGTISË SË LIRË (MTL)
Marreveshjet e Tregtise se Lire (MTL) sherbejne per nje plotesim me te mire te nevojave te
tregut, vecanërisht per mallrat dhe sherbimet qe mungojne ne vend, influence ne uljen e
cmimeve, rritje te konkurences ekonomike, nxitje te permiresimeve teknologjike te prodhimit
vendas per te qene konkurent ne tregun e hapur, ulje te kontrabandes, influence reciproke midis
tregjeve te ndryshme ne kushtet e ndryshme te trajtimit tarifor, nxitje te prodhimit per eksport
dhe ritje te eksportit
MTL është një dokument i negociuar dhe i rënë dakord mes palëve me objektiv
liberalizimin e tregtisë. Liberalizimi është i menjëhershëm për produktet me avantazhe të qarta
të krahasuara dhe gradual për produkte të ndjeshme ndaj importeve. Për këto të fundit,
marrëveshjet parashikojnë reduktim të përshkallëzuar të tarifave doganore dhe eliminimin e tyre
përgjatë periudhës kohore deri në krijimin e zonës së lirë tregtare. Megjithëse në një MTL
fiksohen objektiva të matshëm dhe konkretë, MTL është fleksibël, në kuptimin që ajo është e
pajisur me mekanizmat e përshtatjes ndaj evolucioneve në raport me periudhën e paranegocimit.
A.Objektivat e marreveshjes:
Objektivi kryesor i marrëveshjes është krijimi nga palët në mënyrë graduale i një zone të
tregtisë së lirë gjatë një periudhe tranzitore me kohëzgjatje maksimale prej 6 vjetësh
Objektivat specifike:
zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve dhe rritja e
standartit të jetesës së popujve,
eleminimi gradual i kufizimeve në tregtinë e mallrave,
vendosja e kushteve të barabarta konkuruese për tregtinë e mallrave,
kontribuimi në heqjen e barrierave ndaj tregtisë, në zhvillimin e harmonizuar dhe
zgjerimin e tregtisë botërore,
krijimi i kushteve për nxitjen e mëtejshme të investimeve,
veçanërisht për zhvillimin e investimeve të përbashkëta në këto vende/në rajon,
nxitja e tregtisë dhe bashkëpunimit midis palëve me vendet e treta.
B.Sistemi tarifor që do të aplikohet pas miratimit të Marrëveshjeve është i përbërë nga:
1) Tarifa që reduktohen gradualisht, për produkte të cilat duhet t’i nënshtrohen një
mbrojtjeje tarifore të përkohshme, me qëllim që të ndihmohen industritë ë prodhimit
vendas;
34
2) Tarifa që bëhen menjëherë zero për qind, për mallrat josensitive të vendeve respektive;
përgjithësisht kjo kategori përfshinë gjithë mallrat që nuk përfshihen në listat e
produkteve që përmenden në pikën 1 më sipër.
3) Tarifa që zbatohen sipas sistemeve aktuale respektive ose tarifa bazë, për produkte
sensitive ndaj të cilave aplikohet mbrojtje e plotë tarifore; (kjo kategori përfshinë
kryesisht mallrat bujqësore dhe ushqimore: kapitujt 1 – 24 të Sistemit të Harmonizuar).
4) Konçensione për produktet bujqesore të cilat janë sensitive ndaj importeve nga vendi
partner . Siç vërehet dhe më sipër, krijimi i zonës së lirë tregtare mes vendeve të rajonit
prek kryesisht sektorin industrial, ndërsa sektorët e bujqësisë dhe të industrisë së mallrave
ushqimore, në shumë raste parashikojnë hapje të pjesshme e graduale ose ruajtje të
regjimit aktual tregtar.
Produktet industriale
Produktet industriale konsiderohen ato produkte të cilat klasifikohen në kapitujt 25 – 97 sipas
Sistemit të Harmonizuar (HS).
1.Për produktet industriale marrëveshjet parashikojnë :
I. Për një kategori produktesh, tarifa doganore për të cilat bëhet menjëherë zero përqind. Ky
reduktim realizohet për produkte eksporti apo me potenciale eksporti të cilat nuk janë
sensitive ndaj importeve nga vendi partner.
II. Për një kategori tjetër produktesh, tarifa shkon në zero përqind në mënyrë të
përshkallëzuar pas maksimumi 6 vjetësh. Kjo ndodh për ato produkte eksporti që janë
sensitive ndaj importeve nga vendi partner. Në përgjithësi marrëveshjet sigurojnë
mbrojtje të përkohshme për produktet industriale si: kripa e gjellës, karburante,
prodhimet e hekurit, bakër, krom, nikel, produktet e drurit, produktet e kozmetikës.
2.Produktet bujqësore
Produkte bujqësore klasifikohen në kapitujt 1 deri në 24 te HS
Shkëmbimi i konçensioneve: është baza e marrëveshjes në fushën e bujqësisë. Kjo për shkak se
bujqësia është një sektor sensitiv për vendet nënshkruese. Palët i ofrojnë njëra tjetrës
konçensione në formën e:
i. tarifave zero përqind menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes,
ii. tarifa zero përqind, për kuota të caktuara produktesh, sipas anekseve bashkëlidhur tekstit
të marrëveshjes Sigurohet mbrojtje për produktet bujqësore si: mollët (për muajt tetornëntor),
birra, vezët, duhani, vaji ushqimor i rafinuar dhe nxitje për eksportet e
produkteve bujqësore si: peshku, fasulet, vaji i ullirit, ullinjtë, hurma, fiq, djathi, mjalti,
mish, perime, prodhime sheqeri, etj.

No comments:
Post a Comment