11/16/2013

Pyetjet dhe Pergjigjet nga Informatika ne Biznes.


74. Cka shprehe entropia ne modelin e Shannonit per matjen e sasise se informates?
Entropia shprehe parregullsine dhe percaktueshmerine. Shannon sherbehet me matjen e entropise (percaktueshmerise), e cila ekziston gjithmone kur ekzistojne me shume zgjidhje per epilogun e ndonje ngjarje.

75. Cka shprehe informata ne modelin e Shannonit per matjen e sasise se informative?
Sasia e informative shprehe numrin mesatar te vendosjeve binare te nevojshme per transmetimin e sinjalit nga bashkesia te ciles I perket, me cka menjanohet pasiguria apo papercaktueshmeria e sistemit.

76. Cili eshte raporti midis informates dhe pasigurise ?
Me ane te numrit mesatar te vendosjeve binare te nevojshme per transmetimin e sinjaleve nga bashkesia te ciles i perket menjanohet pasiguria.

77. Cili eshte raporti midis informates dhe probabilitetit?
Raporti i informates me probabilitetin eshte ne perpjesetim te zhdrejte, me rritjen e informates zvogelohet probabiliteti.

78. Permes cilit kod transmetohen sinjalet ne teorine e informative?
Kodi permes te cilit transmetohen sinjalet ne teorine e informative eshte kodi binar qe shpreh gjendjet “Po” ose “Jo”.

79. Cila eshte njesia elementare per matjen e sasise se informatave?
Bit-i eshte njesia elementare per matjen e sasise se informatave.

80. Sa vendosje binare permban sasia e informatave e barabarte me nje bit?
Nje vendosje binare permban sasine elementare te informates qe quhet bit. Kjo nenkupton se vendosja binare ze nje vend qendrore kur eshte fjala per matjen e sasise se informatave.

81. Cka kuptojme me vendosje binare?
Me vendosje binare kuptojme ato vendosje kur prej dy mundesive duhet zgjedhim njeren. Kjo nenkupton situaten kur kemi dy alternativa dhe mund te zgjedhim vetem njeren. Zgjedhja e njeres prej tyre do te thote refuzim i tjetres. Zgjedhja duhet te behet me “Po” ose “Jo”. Me marrjen e pergjegjeses eliminohet pasiguria. Ne kete raste nevojitet nje vendosje binare per menjanimin e pasigurise.

82. Nese kemi 4 mundesi sa vendoje binare nevojiten?
Ne rastin kur kemi kater mundesi te mundshme, menjanimi i pasigurise kerkon 2 hapa perkatesisht 2 vendosje binare ” 22 .

83. Nese kemi 32 mundesi sa vendosje binare nevojiten?
Ne rastin kur kemi 32 mundesi te mundshme menjanimi i pasigurise kerkon 5 hapa perkatesisht 5 vendosje binare  “25 .

84. Nese kemi 128 mundesi sa vendosje binare nevojiten?
Ne rastin kur kemi 128 mundesi te mundshme menjanimi i pasigurise kerkon 7 hapa perkatesisht 7 vendosje binare  “27.

85. A jane ne lidheshmeri sasia e informatave qe e zvogelon pasigurine dhe probabiliteti i paraqitjes se asaj ngjarje?
Jo sepse vlera e informates eshte ne perpjesetim te drejte me pasigurine dhe ne perpjesetim te zhdrejte me gjasen ose probabilitetin.

86. Kur eshte entropia maksimale?
Duke ditur se: p(x1) + p(x2)=1  dhe ne baze te analizes se varshmerise se sasise se informates dhe probabilitetit  sipas modelit te Shannonit arrijme ne perfundim se entropia maksimale e sistemit eshte ne rastin kur gjasat e paraqitjes se ngjarjes nga bashkesia e ngjarjeve te mundshme jane te barabarta.

87. Cilesia e informatave a eshte veti e matshme?
Cilesia e informatave nuk mund te matet por ajo vleresohet ne menyre indirekte permes pasojave te parashikuara ose realizuara te vendimeve te marrura.

88. Kur themi se informata eshte cilesore?
Informata eshte cilesore nese mund te plotesoje nevojat informative te shfrytezuesve, perkatesisht te krijoje kushte ne menyre qe marresi te merr vendime te dobishme.

89. Kur themi se informata ka cilesi te lart?
Themi se cilesia e informates eshte e larte nese marresi i saj duke perdorur ate arrin te evitoje papercaktueshmerine dhe te punoj me nje efikasitet me te larte se sa ne rastin kur nuk do te dispononte me te. Kjo informate e cila eviton pasigurine dhe percaktueshmerine mund te sigurohet ne baza te rregullta ose mund te jete fjala per ndonje informate e cila ka te beje me rastin konkret.

90. Pse na nevojiten informatat?
Informatat duhet ti sherbejne marrjes se vendimeve te mira prandaj themi se perdorimi i informates eshte i lidhur me transmetimin e saj konkrete. Ne kete aspekte cilesia e informates lidhet me motivimin perkates dhe me kontributin e saj per marrjen e vendimeve.

91. Cka mundeson analiza “What if”?
Vlera e informates lidhet ngushte edhe me te ashtuquajturen analize te ndjeshmerise ose analize ”Cka nese”(anglisht “What if”). Analiza e ndjeshmerise ka te beje me testimin e vendimeve dhe te alternativave se cfare munde te jete vlera e pritur e informates ne rast se kushtet ne rrethine ndryshojne brenda intervaleve te caktuara kohore.
Shembull:
Mund te testohet se cfare ndikimesh ne profit ka rritja ose zvogelimi i tatimit. Me kete analize mund te konstatohet se sa eshte i ndjeshme vlera e pritur ndaj ndryshimeve ne rrethine.

92. Tregoni funksionin e vleres se informates ne kohe dhe hapesirat qe e karakterizojne?
1. Hapesira e prognozimit - ku informata e caktuar merret me heret se sa merret vendimi. Vlera e informates ne kete moment do te jete me e larte dhe ajo bie ne menyre jolineare.
2. Hapesira e kohes reale - ku informata merret ne momentin ku duhet te merret vendimi. Vlera e informates eshte konstante deri ne momentin kur fillon hapesira e vjetersimit.
3. Hapesira e vjetersimit - fillon ne momentin kur informata merret shume vone, atehere vendimi me nuk eshte i nevojshem ose relevant per rrjedhjen e metutjeshme te procesit. Vlerat e informates bie ne menyre eksponenciale.

93. Cka kuptoni me shprehjen komunikim?
Komunikimi eshte proces i cili perfshine formulimin, transmetimin, pranimin dhe interpretimin e informatave. Ky proces fillon ne momentin kur ju porositni ushqimin ne ndonje restorant, apo kur ju dergoni ndonje e-mail apo ndonje faks ne anen tjeter te botes.

94. Cka kuptoni me sistemin e komunikimit?
Sistemi i komunikimit krijon parakushtet materiale dhe energjike per transmetimin e informates prej burimit deri te marresi i saj.

95. Cilat jane elementet e sistemit te komunikimit?
Elementet e sistemit te komunikimit jane: burimi i informates, kujdesi, kanali komunikues, dekoduesi, marresi i informates dhe zhurma ose pengesat e jashtme.

96. Cilat jane llojet e sistemit te komunikimit?
Egzistojne sistemet natyrore dhe artificiale te komunikimit.

 97. Cka kuptoni me reduancen ne teorine e informatave?
Ne teorine e informates reduanca ka te beje me percaktimin e sinjaleve te panevojshme dhe menjanimin e tyre, me qellim te transmetimit korrekt te informates.

Reduanca paraqet sinjalet e teperta ne kanalin e komunikimit, te cilat nuk jane te domosdoshme dhe angazhojne ne menyre joracionale kapacitetin e kanalit.

No comments:

Post a Comment