Udhëzuesp ër përpilimin dhe menaxhimin e projekteve
Botues:
Instituti për Ambientin Jetësor dhe Shëndetin
Universiteti i EJL-së
Finansues i projektit:
Universiteti i Evropës Juglindore-UEJL
Projekti:
Përpilimi dhe menaxhimi i projekteve
Koordinator: Prof.Dr. Murtezan Ismaili
Asistent: Vullnet Zenki, MA
Materialin e përgaditi:
Fisnik Shabani
Diseini:
Ky material është përgatitur në kuadër të projektit “Përpilimi dhe menaxhimi i
projekteve” i implementuar nga Instituti për Ambientin Jetësor dhe Shëndetin - UEJL,
dhe ka për qëllim që të shërbejë për studentët e programit postdiplomik për
“Menaxhimin e Ambientit Jetësor” si dhe për studentët tjerë të Universitetit të
Evropës Juglindore të cilën kanë nevojë dhe interes të përfitojnë aftësi për përpilimin
dhe menaxhimin e projekteve.
reative design®
Përmbajtja:
Projekti “Përpilimi dhe menaxhimi i projektit”
Nocionet “projekt” dhe “menaxhim”
Fazat e përgatitjes së projektit
Analiza e nevojave
Qëllimi kryesor dhe objektivat
Strategjia dhe metodika
Planifikimi i aktiviteteve
Tabela kohore e implementimit të projektit
Zbatimi i aktiviteteve
Monitorimi, vlerësimi dhe raportimi
Vazhdimësia apo qëndrueshmëria
Shtojca
Struktura standarte e projektit
Të dhënat bazë për projektin dhe aplikuesin
Përshkrimi i projektit
Buxheti i projektit
Përgaditja dhe aftësimi i studentëve për hartimin dhe menaxhimin e
projekteve ishte synimi që pati projekti “Përpilimi dhe menaxhimi i projekteve” i cili u
realizua për studentët dhe stafin e UEJL-së. Nevoja për edukim lidhur me hartimin
dhe implementimin e projekteve ishte e shprehur në këtë institucion dhe aktivitetet e
këtilla janë hapa të cilat japin kontribut të çmuar në përgatitjen e kuadrove të reja
dhe të motivuar që të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxhuese për projekte të ndryshme.
Ky trajnim arsyetohet edhe më shumë kur nga praktika vërejmë që dita ditës
aktivitetet, si të niveleve studimore por edhe ato akademike, zhvillohen dhe
përgaditen në formë projektesh, dhe për të qenë konkurrent dhe të avancuar si
institucion me nivelet tjera bëjmë trajnimin adekuat të kuadrit tonë.
Qëllimet e projektit:
- motivimi dhe aktivizimi i studentëve për çështjen e projekteve
- avancimi i aftësive të studentëve të UEJL-së për përpilimin e projekteve
- përpilimi i manualit dhe informimi i studentëve për përpilimin e projekteve
Në kuadër të projektit u organizua një trajnim, ku morën pjesë studentë të
UEJL-së, kryesisht të programit Master, dhe staf akademik të profesorëve dhe
asistentëve të angazhuar në UEJL. Trajnimi kishte karakter interaktiv ku përdorej
puna në grupe, e cila motivonte dhe inkuadronte drejtpërdrejt pjesëmarësit që të
njohin dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në lëminë e përpilimit dhe definimit të qëllimeve,
aktiviteteve, rezultateve, përgaditjes së planeve vepruese, e kështu me radhë.
Rrjedhimisht përfshiheshin dhe ushtroheshin të gjitha pjesët kryesore që paraqiten
dhe përshihen në të gjitha standardet e projekt propozimeve.
Projekti në fjalë është i finansuar nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL)
ndërsa është implementuar nga Instituti për Ambientin Jetësor dhe Shëndetin -
UEJL, i cili njëherësh menaxhon edhe programin postdiplomik për “Menaxhimin e
Ambientit Jetësor”.
Mund të themi se ky është vetëm fillimi dhe se aktivitetet dhe hapat e këtillë do
të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të edukimit dhe aftësimit të kuadrove të
reja për përpilimin dhe menaxhimin e projekteve. Sigurisht, cikle të ndryshme do të
zhvillohen për formim
Finansues i projektit
Universiteti i Evropës Juglindore
Duke parë rëndësinë e projekteve në sferën e realizimit të aktiviteteve të
ndryshme akademike dhe shkencore dhe për të rekrutuar kuadrin dhe studentët
tanë lidhur me hartimin dhe menaxhimin e projekteve, UEJL pa të arsyeshme që të
finansojë një projekt të këtillë i cili do të sjell rezultatet si për stafin tonë akademik
gjithashtu edhe për studentët që studiojnë tek ne dhe që kanë prirje dhe interes për tu
kyçur në projektet tona, me çka do ti zhvillojnë edhe më tej njohuritë dhe aftësitë e
tyre menaxhuese.
Sigurisht një investim i këtillë është në interes të përbashkët si për
universitetin tonë, njëherit edhe për studentët që studiojnë tek ne, pasi kjo rrit edhe
nivelin profesional dhe praktik të programeve tona. Grupet e trajnuara për
menaxhimin e projekteve do të japin ide dhe do të përpilojnë projekte në të ardhmen,
projekte të cilat do të zhvillojnë disa sektorë të rëndësishëm të këtij universiteti dhe
do të ndikojnë që të mund të sjellim projekte më të mëdha nga donatorë të jashtëm që
planifikojnë të investojnë në kuadrin universitar në Republikën e Maqedonisë.
Implementues i projektit
Instituti për Ambientin Jetësor dhe Shëndetin
Programi i studimeve postdiplomike për ambientin “Menaxhimi i Ambientit
Jetësor” i cili organizohet nga Instituti për Ambientin Jetësor dhe Shëndetin në
kuadër të UEJl-së është i disejnuar që studentëve parasëgjithash tu ofrojë mundësi
hulumtuese, përpiluese dhe menaxhuese të projekteve dhe kërkimeve shkencore nga
sfera e ambientit. Për këtë qëllim ky institut implementoi këtë projekt ku u trajnuan
studentë të programit postdiplomik që realizohen në UEJL, kryesisht të programit
“Menaxhim me Ambientin Jetësor” si dhe një pjesë e stafit akademik të UEJL-së me
çka u mundësua që të fitohen dijeni dhe përvoja shtesë për hartimin dhe
implementimin e projekteve të ndryshme, dhe veçanërisht ato nga sfera e ambientit
jetësor.
Kjo do ju shërbejë studentëve tanë që të jenë më të avancuar dhe
profesionalizuar për përgaditjen e projekt propozimeve duke respektuar standardet e
kërkuara nga donatorë të ndryshëm dhe t’i shtojnë mundësitë për zhvillimin dhe
përparimin e ambientit jetësor në vend dhe më gjërë.
No comments:
Post a Comment