11/16/2013

Rast Studimor

Malajzia është transformuar nga një vend në zhvillim që ka eksportuar produkte primare në një ekonomi të orientuar industrialisht. Gjatë viteve të 70-ta politikat qeveritare industriale kanë pasur për qëllim të zgjerojnë ekonominë në mënyrë që të zhdukin mbështetjen në komoditetet primare (psh. Goma, vaji dhe kallaji i kokrrave të palmës) dhe ta mbështet në prodhim. Në vitet e 80-ta qeveria e rriti edhe me shumë ndikimin e saj duke krijuar një strategji industriale që i jepte prioritet sektorve industrial specifik. Të mirat e prodhuara të cilët bënin vetëm 19 për qind të eksporteve në vitet e 80-ta janë rritur në 77.4 për qind para vitit 1995 (Jomo dhe Felker, 1999).
Megjithatë, para viteve të 90-ta Malajzia kishte arritur një pikë kritike në zhvillimin e saj. Rritja kishte ndodh në masë të madhe në fushën e prodhimit intensiv nga fuqia punëtore.
Malajzia paraqiste një fotografi interesante të përbërë nga eksporti i teknologjisë së lartë (më së shumti elektronikë) me aktivitete të vogla inovative. Struktura industriale e vendit ishte disi e cekët me lidhje të dobëta ndërmjet industrive dhe me një sektor të të mirave kapitale të pazhvilluar. E gjithë kjo ishte si pasojë e investimeve të jashtme direkte të cilat janë tërhequr nga ky vend për shkak të pagave të ulëta dhe disponueshmërisë së resurseve. Politikë – bërësve i është tërhequr vërejtja që për zhvillim ekonomik vendi duhet të lëvizë në drejtim të një strukture që është e bazuar në vlera të larta dhe prodhim intensiv i teknologjisë. Plani ambicioz i kryeministrit Malajzian, Vizion 2020 që u publikua në 1991, theksoj rëndësinë e zhvillimit teknologjik. Ai e theksoj nevojën e Malajzisë të rrisë fushën e aktiviteteve industriale përtej prodhimit dhe montimit të thjeshtë përmes zhvillimit të teknologjisë vendore.

Master Plani Industrial (MPI)1986-1995 tashme ka identifikuar një bazë vendore teknologjike të dobët si mundësi për zhvillim në të ardhmen. Në këtë plan cekët se kompetencat teknologjike ekzistuese janë në pronësi të huaj, me vendin i cili varet rëndë në burime të jashtme teknologjike. MPI rekomandoj një investim strategjik agresiv ne sektorët e industrive kryesore për të ndërtuar këto aftësi.

Në vitin 1996 Kryeministri Malajzian Dr. Mahathiri e shpalli iniciativën politike industriale teknologjike më ambicioze – krijimi i Super Korridorit Multimedial (SKM).
SKM është një zonë 50x50 km që shtrihet prej kryeqytetit Kuala Lumpur deri tek Airporti Nderkombëtar Kuala Lumpur në Sepang. Kjo përfshin Putrajaja ( një ndërtesë qeveritare të sapondërtuar), Cyberjaja (një qytet i ri me teknologji të lartë që përmban industritë multimediale, qendrat hulumtuese, dhe Universitetin Multimedial), Parkun Teknologjik Malajzia – një zonë që jep inxhinier dhe pajisje të teknologjisë informative për ndërmarrësit dhe organizatat industriale.
Roli i qeverisë në këtë projekt ka qenë absolutisht qendror. Në rend të parë ka siguruar një ambient të klasës së parë. Psh. Putrajaja, është konstruktuar si qyteti kopsht dhe si qendra për projekte elektronike të qeverisë. Cyberjaja ofron jo vetëm pajisje multimediale të klasit të lartë duke përfshirë një nivel të lartë të lidhshmërisë por po ashtu edhe objekte banimi për qytetarë. Në kompleksin e kullave binjake Petronas e cila shërben si dalja veriore e SKM-së gjenden objekte komerciale, rekreative, argëtuese dhe shtije. Ne pjesën jugore të SKM-së është airporti i Ndërkombëtar i Kuala Lumpur që ka kushtuar më shumë se 3.5 miliard dollarë, i cili shërben si qendër regjionale logjistike dhe ka kapacitet të pranoj 25-30 milion pasagjer për vit.

Për të tërhequr investimet e jashtme direkte qe e plotësojnë kriterin për teknologji të avancuar, qeveria ka dhënë një listë të nxitësve financiar. Këta nxitës financiar përfshijnë:

·         5 vite lirim nga taksat Malajziane mbi të ardhurat që mund të zgjatet deri 10 vjet ose hapësirë për të investuar taksat 100%.
·         Importi i pajisjeve multimediale pa doganë
·         Të përshtatshëm për grante për hulumtim dhe zhvillim për kompanitë e SKM-së nën pronësi të Malajzianëve
·         Udhëzime speciale për të rregulluar kredit dhe transaksionet në valutë të huaj.
Si dhe stimujt financiar që qeveria i ka lehtësuar për SKM kompanitë për të lehtësuar inovacionin. Këto lehtësime përfshijnë:
·         Punësimi i pakufizuar i punëtorëve të huaj me njohuri
·         Liria e ndërmarrjes brenda SKM-së (psh. nuk është obligative pjesëmarrja lokale e Malajzianëve)
·         Mbrojtje shtesë e adresave elektronike
Në vazhdim qeveria Malajziane ka promovuar një numër të projekteve të dizajnuara për të promovuar përdorimet e reja për teknologjitë e reja. Janë 7 projekte të tilla:
·         Qeverisja elektronike
·         Shkollat e mençura
·         Kartelat e mençura
·         Telemjekësia
·         Bashkimet për Hulumtim dhe Zhvillim
·         Qendrat e marketingut pakufi
·         Koordinimi i prodhimit
Zhvillimi i këtyre projekteve është nën përgjegjësinë e agjencive qeveritare që i raportojnë direkt kryeministrit. Këto agjenci bashkëpunojnë ngushtë me kompanitë lokale dhe ndërkombëtare ne planifikimin e konceptit dhe implementimin e projektit. Pilot projektet identifikohen nga anëtarët e projektit përmes një mekanizimi të njohur si Kërkesa Konceptuale për Projekt. Kjo jep udhëzime për tender për palët e interesuara që të ndërmarrin projekte multimediale brenda SKM.

Qëllimi i projektit kartela e mençur është që mbajtësit të kenë qasje në një listë të aplikacioneve. Qëllimi i parë i kartelës është që të funksionoj si kartele identifikuese për të gjithë të rriturit mbi moshën 12 vjeçare dhe kjo është arsyeja që Departamenti për Regjistrim Nacional është agjencia udhëheqëse. Agjencitë e tjera publike të përfshira janë: Departamenti për Transport Rrugor, Departamenti për Imigrim, Ministria e Shëndetit, si dhe Policia Mbretërore Malajziane.  Kjo kartele po ashtu mund të funksionoj edhe si kartelë për pagesë me qasje shërbime financiare. 

No comments:

Post a Comment