11/15/2013

PAPUNËSIA - Ligjerata e Avdulla Hoti



Në këtë ligjëratë do të njiheni me:

Kostot e papunësisë

Matjën e papunësisë

Llojet e papunësisë

Shkaqet e papunësisë

Normën Natyrore të Papunësisë (NNP)

Papunësinë gjatë tranzicionit

Tregun e punës dhe papunësinë në Kosovë

PAPUNËSIA: HYRJE

Papunësia njihet edhe si “sëmundje e rëndë”
makroekonomike

Papunësia bashkë me inflacionit përbëjnë dy problemet
kryesore ekonomike

Shpeshherë rritja e treguesve të papunësisë konsiderohet një
simptomë e fazës së recesionit ekonomik

Papunësia është barrë financiare për qeverinë

Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human

Të papunët mund të jepen pas dukurive negative shoqërore
(p.sh. rritja e kriminalitetit në shkallë vendi)
KOSTOT E PAPUNËSIS
Dy kosto të papunësisë: (i) ekonomike dhe (ii) sociale.
KOSTOT EKONOMIKE

Humbjet nga papunësia nuk mund të kompensohen

më të mëdha se sa humbjet nga joefiçienca apo
monopolet (analiza mikroekonomike)

Papunësia shkakton zvogëlimin e buxhetit

Kostoja ekonomike shprehet me hendekun e
prodhimit

Kur rritet papunësia, bie GDP (pasi më pak
persona punojnë)

Sa më e madhe të jetë papunësia aq më i madh
hendeku i GDP aktual dhe GDP potencial

Figura e Cikleve të biznesit

KOSTOT E PAPUNËSIS
KOSTOT EKONOMIKE

Lidhja midis papunësisë dhe GDP shprehet përmes
Ligjit të Okunit
“Për çdo 2% rënie të GDP aktual ndaj GDP potencial,
norma e papunësisë rritet me 1%

Shembull:
Nëse GDP potencial = 100%
GDP aktual = GDP potencial = 100%
u
= 6%
Nëse: GDP aktual bie në nivelin prej 96% të GDP
potencial, atëherë:
u
rritet nga 6% në 8%

KOSTOT SOCIALE TË PAPUNËSISË

Vështirë maten

Zhvlerësimi i kapitalit njerëzor:

njohuritë e personave bëhen të papërdorshme

shembull: inxhinieri i papunë

Sa më gjatë që një person është i papunë bie
probabiliteti që ai të gjejë punë

Rritja e dukurive negative si kriminaliteti, vjedhja

Keqësimi i shëndetit të të papunëve (mental dhe fizik) që i
kushton shoqërisë (shpenzimet për shëndetësi etj.)

Personat mund të bëhen asocial

MATJA E PAPUNËSISË

Burimet e të dhënave:1.
vrojtimet statistikore (anketat e ESK),
figura në slajdin në vijim2.
regjistrat e zyrave të punës (MPMS).

Vende të ndryshme mbështeten në burime të
ndryshme – kjo në një shkallë e vështirëson
krahasimin e treguesve përkatës të tyre.

Definimi i fuqisë punëtore
Popullsia në moshë pune
16 - 65 vjeç
Ata që nuk janë aktiv
Të punësuar
Ata që janë aktiv
(forcat e punës)
Të papunë

No comments:

Post a Comment