11/15/2013

Grupi (5) Kontabiliteti i menaxhmentit

Kontabiliteti i menaxhmentit
Afati i shtatorit
                                                                               Emri dhe mbiemri _____________________________


1.    Kontabiliteti i menaxhmentit për një organizatë kryesisht ka për qëllim marrjen e vendimeve për nevoja të:
a.       aksionarëve,
b.       kreditorëve,
c.        qeverisë,
d.       menaxherëve të brendshëm.

2.    Cili nga konstatimet e mëposhtme është më i saktë për kontabilitetin menaxherial se sa për kontabilitetin financiar:
a.       outputet e këtij sistemi kontabël janë kryesisht pasqyrat financiare,
b.       metodat e këtij sistemi kontabël janë themeluar nga një këshill mbikëqyrës,
c.        metodat e kontabilitetit janë të standardizuara për të lejuar krahasimet në mes kompanive,
d.       sistemi i kontabilitetit duhet të jetë unik për secilën kompani.

3.    Pragu i rrezikut është faktor me rëndësi në procesin e marrjes së vendimeve afatshkurtra përmes studimit të raporteve në mes të vëllimit të prodhimit, shpenzimeve dhe të hyrave në shkallë të ndryshme të aktivitetit. Vendimet e tilla mund të jenë:
a.       Vendimet mbi shitjen
b.       Politika e çmimeve
c.        Pranimi i ofertës speciale
d.       Të gjitha të mësipërmet.

4.    Nëse kostot totale fikse janë 80.000 € me rastin e prodhimit të 20.000 njësive të produktit, sa janë ato kosto nëse janë prodhuar 30.000 njësi?                              Përgjigja _________________

5.    Nëse çmimi shitës për njësi është 55 €, shpenzimet variabile për njësi = 38 €, shpenzimet totale fikse = 150,000 €, shitja aktuale për muajin maj = 17.000 njësi, sa çfarë është marzha e sigurisë për kompaninë për muajin maj është?                                                            Përgjigja ________________

6.    Kompania ka të dhënat vijuese në pasqyrën financiare për muajin e fundit: Shitja                                            2.200.000 €, shpenzimet variabile 1.600.000 €, shpenzimet fikse 460.000 €, neto e ardhura 140.000 €. Kompania nuk ka inventar fillestar apo përfundimtar. Muajin e fundit janë prodhuar dhe shitur 60.000 njësi. Nëse kompania shet 61.000, çfarë është dallimi në neto të ardhurën nga shitja e parë?

7.    Në vitin e parë të operacioneve, kompania ka prodhuar 25.000 njësi të një produkti të njëjtë ndërsa ka shitur 20.000 €. Të dhënat e selektuara përfshijnë: materialin direkt të shfrytëzuar prej 90.000 €, puna direkte 120.000 € dhe shpenzimet indirekte 110.000 € (gjysma fikse, gjysma variabile). Llogaritni inventarin përfundimtar të produkteve të gatshme nëse shfrytëzohet metoda e përllogaritjes absorbuese.

8.    Kompania ka kostot standarde vijuese të materialit për prodhimin e produkteve të miellit dhe atë: 0,1 kg e miellit për 1 pako biskota 5,00 € për kg. Muajin e fundit janë blerë 210 kg miell për të prodhuar 2.000 pako biskota.  Kosto totale e materialit është 1.029,00 €. Çfarë është shmangia e sasisë së materialit?

9.    Kompania është duke menduar të blejë produktin që momentalisht është duke e prodhuar. Çmimi i blerjes është 11 €.  Kosto e prodhimit të pjesës është: materiali 3 €, puna 5 €, shpenzime variabile të prodhimtarisë 2 €, shpenz. të zhvlerësimit 2 €, shpenz. fikse tjera 1 €. Çmimi  shitës i produktit është 17 €. Të vazhdohet me prodhimin e pjesës apo pjesa të blihet?


Pyetjet 1 - 3  kanë nga      2 pikë
Pyetjet 4 – 6  kanë nga     6 pikë
Pyetjet 7 – 9  kanë nga   10 pikë

Gjithsej                               54 pikë   

No comments:

Post a Comment