Krerët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Kosovës, Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Agjencionit Kosovarë të Inteligjencës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, sipas së cilës, përcaktohen parimet bazë lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike, me qëllim të rritjes së efikasitetit në ndjekjen e kryesve të veprave penale, sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se nënshkrimin i këtij memorandumi është arritur falë bashkëpunimit të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës që merren me rendin e ligjin. “Për institucionet e Republikës së Kosovës është prioritet i prioriteteve luftimi i dukurive negative, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe se në këtë fushë krimet me përfitime ekonomike janë prioritet i veçantë”, ka thënë Kuçi.
Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, tha se është ndërtuar infrastruktura ligjore dhe institucionet për menaxhimin e aseteve të konfiskuara dhe se tani përmes këtij memorandumi, fokusi do të jetë kryesisht në koordinimin e aktiviteteve lidhur me konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, premtoi që institucioni që ai udhëheq do t’i jep prioritet rasteve të krimeve ekonomike dhe do të jetë me efikas në të ardhmen.
Gary Hyde, përfaqësues i Thesarit Amerikan në Kosovës tha se është i nderuar që është pjesë e kësaj iniciative dhe vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet tjera, në mënyrë që të shtyhen përpara rezultatet për të cilat i presin, me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare sa i përket shpëlarjes së parave, ndjekjes dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale.
Mbështetje për Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe koordinim ndërinstitucional premtuan edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Guvernatori i Bankës Qendrore, Drejtori i Doganave, Drejtori i Policisë së Kosovës dhe Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar
No comments:
Post a Comment