Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Unioni i Afaristëve të Preshevës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimi, me qëllim të shtytjes së zhvillimit ekonomik në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2013” si dhe të aktiviteve ekonomike të ndryshme.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është mbështetja dhe fuqizimi i zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës. “Kosova mburret me bizneset nga Kosova Lindore dhe shpresojmë se kjo marrëveshje do të nxit e zhvilloi edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik”, tha Shahini.
Sipas tij, Kosova e ka edhe një obligim të madh ndaj shqiptarëve andej kufirit.
Ejup Haziri, kryetar i Unionit të Afaristëve të Preshevës, tha se me këtë marrëveshje po fuqizohet dhe rritet bashkëpunimi. Sipas tij edhe më e rëndësishme është se marrëveshja e parë u realizua me AKB-në nga e cila edhe presin mbështetje edhe në të ardhmen. “Të jemi bashkë jo vetëm në ditët e mira, por edhe në ditët e vështira që të tejkalohen barrierat dhe problemet. Shpresojmë se bashkëpunimi do të forcohet edhe më shumë me qëllim që dobia të jetë në favor të bizneseve të Preshevës dhe të Kosovës”, tha Haziri.
Kryetari i Unionit të Afaristëve nga Preshevës, kërkoi mbështetje të institucioneve të Kosovës për lehtësira për bizneset nga andej kufirit.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje si pozitive e vlerësua edhe nga bizneset e Luginës së Preshevës
No comments:
Post a Comment