11/18/2013

Diaspora po e zbut krizën

Gjendja sociale në vend vazhdon të rëndohet çdo ditë e më shumë, pasi që çmimet e produkteve ushqimore po ngrihet dita ditës, ndërkaq pagat, sidomos ato në sektorin privat vazhdojnë të mbeten ato që kanë qenë pesë vjet më parë.
Njohës të rrethanave ekonomike në vend thotë se gjendja sociale në Kosovë çdo ditë e më shumë është duke u rënduar. Sipas tyre, sikur të mos ishin dërgesat e emigrantëve që brenda një viti arrijnë deri në 500 milionë euro, Kosova do të ishte ballafaquar me kriza të mëdha sociale. 
Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “Riinvest”, thotë se Kosova në pesë vitet e fundit ka pasur një normë të përgjithshme inflacioni prej 25 për qind, përderisa të ardhurat e kosovarëve, përjashto sektorin publik, kanë mbetur në nivel të njëjtë. 
Sipas tij, në rrethana si këto, është e qartë se fuqia jonë blerëse është në rënie të vazhdueshme duke rrezikuar kështu jo vetëm kualitetin e jetës së kosovarëve, por edhe stabilitetin social në vend. 
“Madje, shpreh bindjen e plotë se po të mos kishim ndihmën financiare nga diaspora jonë që dërgon çdo vit 500 milionë euro për konsum familjar, apo mesatarisht rreth 300 euro për kokë banori, krizat sociale do të ishin edhe më të shpeshta. Mendoj, se pa ngritjen e menjëhershme të prodhimit vendor që jo vetëm se do të hapte vende të reja pune, por edhe do të bënte uljen e çmimeve”, tha ai. 
Dardan Sejdiu nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se duke ndërtuar një ekonomi, e cila nuk krijon asgjë, dhe duke importuar çdo gjë, ne kemi përfunduar të papunë dhe të pashpresë për punësim. 
“Duke parë këto trende, dhe duke kuptuar që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap të vetëm në zhvillimin e një modeli që krijon vende pune, Kosova përfundon duke importuar çdo gjë, duke mos krijuar asgjë dhe pa mirëqenie. Krijimi i vendeve të reja të punës, të cilat janë aq të domosdoshme, do përmbyste ketë trend 13-vjeçar të qeverive të pasluftës, dhe rrjedhimisht do të krijonte hapësirë për përmirësim të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, tha ai. 
Sipas tij, varfëria në Kosovë është dukuri e cila çdo ditë e më shumë po shpërfaqet në realitetin tonë. Por, sipas tij, është pikërisht ky realitet që nuk shihet nga Qeveritë. Ai tha se në këto kushte e shifra alarmante ekonomike e sociale është e pritshme që të ndodhin edhe vetëvrasje. 
Edhe Ibrahim Rexhepi nga Organizata joqeveritare “STRAS” thotë se gjendja sociale në Kosovë është e rëndë, pasi që numri i papunësisë është shumë i madh, por edhe investimet e huaja janë në rënie e sipër.
Ai tha se gjendja do të mbetet ashtu edhe më tej nëse nuk ndërmerren hapa më radikalë sidomos nga instuticionet e pavarura.
“Çmimet rriten thuajse çdo ditë, por jo edhe pagat e punëtorëve që punojnë në sektorin privat. Në këtë sektor është anarki totale, pasi që asnjë punëtor nuk guxon të kërkojë të drejtat e tij sepse në mënyrë automatike mbetet i papunë”, tha ai.
Sipas tij, implementimi i vendimit për pagën minimale mund sado pak të vërë rregull në këtë sektor, pasi që punëdhënësit nuk do të kishin të drejtë ta mbanin një punëtor për një muaj në punë, kundrejt një kompensimi qesharak

No comments:

Post a Comment