11/15/2013

SFIDAT E SEKTORIT PRIVAT:

-Kultura e ndërmarrësisë është dëshmuar në Kosovë, mirëpo mundësitë e sektorit
privat (sidomos tek NVM-të) për të investuar në inovacion, për të rritur aftësitë
konkurruese dhe për t’u rritur janë mjaft të limituara.
-Produktiviteti i punës nuk është në nivele të dëshiruara ;
-Kosova ka fuqi punëtore në rritje — e cila përcillet me një normë më të ulët të
rritjes së investimit në kapitalin fizik ;
-Mungesa e kapaciteteve teknike dhe njerëzore;
-Edukimi profesional si dhe aftësitë teknike nuk përputhen plotësisht me kërkesat e
industrisë;
-Kostoja e financimit vazhdon të jetë më e larta në rajon;
-Kushtet e kreditimit vetëm sa janë ngurtësuar;
-Infrastruktura nuk plotëson kërkesat e investitorëve të huaj serioz (Rasti i
privatizimit të Brezovicës) ;
-Qasja në tregje të jashtme (Kosova është treg i vogël për ndërmarrjet në rritje,
kurse qasja në tregjet e jashtme është e limituar) ;
• Ekonomia joformale :
Nxit ekonomi të padrejtë - i bën bizneset serioze të shndërrohen në jo-serioze.
Efekton negativisht zhvillimin e qëndrueshëm të bazuar në ekonomi të tregut;
• Zbatimi i limituar i ligjit:
- Rrit kostot administrative ;
- Zbeh besimin në kontrata dhe marrëveshje afatgjata;
- Ndikon në rritjen e korrupsionit;
- Rrit riskun e përgjithshëm të të bërit biznes;
- Rrit kostot e financimit ;

No comments:

Post a Comment