11/15/2013

Rënie gati 60% e investimeve të huaja në Kosovë

Viti 2012 ka qenë një ters i vërtetë sa i përket investimeve të huaja në vendin tonë. Gjatë atij viti investimet kanë pësuar një fiasko të vërtetë, duke rënë në 41.2 për qind të investimeve të huaja bërë në vitin 2011.

Në fakt, vendi ynë po përballet me rënie të investimeve që nga viti 2010 dhe viti i kaluar vetëm se e ka thelluar krizën për thithje të kapitalit të huaj. Sipas raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, vitin e kaluar janë investuar vetëm 232 milionë euro, apo 41.2 për qind më pak se një vit më parë.

Edhe këta miliona të ardhur nga jashtë janë përqendruar kryesisht në patundshmëri, në ndërtimtari dhe në prodhim, raporton KTV-ja.

No comments:

Post a Comment