Rreth 100 biznese, kanë marrë pjesë në Panairin e Bizneseve të Vogla, organizuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF). Biznese këto të cilat kanë marrë mbështetje financiare dhe teknike nga projekti ”Gjithë përfshirja Sociale dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal”, financuar nga Banka Botërore.
Qëllimi i këtij Panairi është promovimi i ndërmarrjeve të vogla, të mbështetura nga CDF, së bashku me produktet dhe shërbimet e tyre, duke ndikuar kështu në rritjen e vetëdijesimit, për përdorimin e prodhimeve vendore dhe në zhvillimin ekonomik.
Në fjalën e saj hyrëse në hapje të Panairit, Drejtoresha Ekzekutive e CDF-se, Nermin Mahmuti, tha se ky projekt synon zhvillimin ekonomik lokal në Kosovë, duke krijuar mundësi për rritjen dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave si dhe duke krijuar mundësi punësimi.
“Nga ky projekt deri me tani kane përfituar 257 ndërmarrje të vogla, nga të cilat 54 NVM janë të drejtuara nga femrat. Përveç kësaj janë krijuar 389 vende të reja të punës. Përfitues të këtyre granteve janë banorë të të gjitha komunave të Kosovës, duke përfshirë këtu komunat minoritare dhe multi-etnike. Grantet, në përgjithësi janë ofruar për blerjen e makinerive, veglave apo pajisjeve te ndryshme të punës, dhe në veçanti janë shfrytëzuar për ngritjen e kapaciteteve të ndërmarrësve përmes trajnimeve të specializuara”, tha ajo.
Ndërkaq përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë JanPeterOlters, u shpreh i kënaqur me atë se çfarë po bëhet për promovimin e ndërmarrjeve të Vogla ne Kosovë. “Jemi shumë të kënaqur me promovimin e ndërmarrjeve të vogla në Kosovë, pavarësisht pengesave të ndryshme. Edhe ky bashkëpunim me CDF tregon që ekonomia e Kosovës ka potencial për zhvillim”, tha Olters.
Kurse zëvendës ministri i Tregtisë dhe industrisë, Cuneyd Ustaibo, tha se ky panair është mjaft i qëlluar, për promovimin e ndërmarrjeve të vogla, duke rritur kështu vetëdijesimin për konsumimin e prodhimeve vendore dhe inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla.
Panairi për ndërmarrje të vogla, do të jetë i hapur prej datës 21 deri me 23 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku po marrin pjese rreth 100 biznese të vogla
No comments:
Post a Comment