- 1. Menaxhmenti (Dija Interdisiplinare e Menaxhimit) 1. NDËRMARRËSI 2. NDËRMARRËSIA 3. E DREJTA TREGTARE 4. INFRASTRUKTURA 5. MARKETINGU NË NDËRMARRËSI 6. FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL 7. KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU 8. QARKULLIMI I PAGESAVE 9. TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT 10. SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE 11. PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË
- 2. NDËRMARRËSIA
- 3. Temat: 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë, 2.2. Pikënisjet themelorë të ndërmarrësisë, 2.3. Ndërmarrësia dhe menaxhmenti, 2.4. Format e ndërmarrësisë, 2.5. Praktika e ndërmarrësisë, 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla.
- 4. 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë Mundë të thuhet se të menduarit tonë mbi ndërmarrësinë bazohet në teorinë e Adam Smithit, çmimet dhe tatimet, roli i kapitalit, i punës, i diturisë dhe i rentës tokësore, kuptimi i tregtisë së jashtme, inflacioni dhe papunësia, monopolet dhe dështimet tjera në treg. Të gjitha këto ai i ka shkoqitur në mënyrën më të qartë. Gjatë kësaj periudhe në shekullin e 18-të, theksi është vënë në shpenzimet e punës dhe të prodhimit, në çmimin e prodhimit dhe në oferten e tyre. Edhe pse kuptimi i ndërmarrësisë është mjaftë i gjerë, do të përpiqemi ta përkufizojmë si vijon: Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit.
- 5. 2.2. Pikënisjet themelore të ndërmarrësisë Është e padyshimtë dhe e pamohueshme rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në sistemin ekonomik të çdo vendi. Mirëpo, se cilat janë pikënisjet themelore të ndërmarrjeve të vogla dhe çka i dallon ato nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha: - ndërmarrjet e vogla pasurojnë l lojllojshmërinë e ofertës dhe kërkesës, - ndërmarrjet e vogla kryesishtë plotësojnë kërkesën për të mira dhe shërbime që ndërmarrjet e mëdha vështirë i përmbushin, ose kjo për to paraqet ngarkesë të madhe duke pasur parasyshë veprimtarinë e tyre themelore, - një numër i madh i ndërmarrësve e bazon veprimtarinë e vetë në teknologji të ulët dhe të vjetruar, por gjithashtu një numër gjithnjë e më i madh i tyre mbështetet në teknologji të lartë,
- 6. ndërmarrjet e vogla mundësojnë më lehtë aplikimin e zgjedhjeve të reja teknologjike, - struktura e ndërmarrjeve të vogla është shumë më e thjeshtë, - për një afarizëm të sukseshëm të ndërmarrjeve sot janë të rëndësishëm kreativiteti dhe novatorizmi dhe pikërisht këto janë karakteristika të ndërmarrjeve të vogla që i ndihmojnë për një afarizëm më të mirë, - për themelimin e një ndërmarrjeje të vogël nuk duhen shumë para , kështu që është më i vogël edhe rreziku sa i përket themelimit dhe i veprimtarisë së saj të mëtejme.
- 7. 2.3. Ndërmarrësia dhe Menaxhmenti Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë. Në të vërtetë, menaxhmentin si disiplinë shkencore dhe praktike afariste duhet ta shfrytëzojnë në të menduarit, punën dhe sjelljen e vetë të gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik. Detyrë kryesore e menaxherit është që të sigurojë sasi të mjaftueshme të prodhimeve dhe shërbimeve, dhe këtë ta bëjë në mënyrë sa më efikase. Dallimi ndërmjet kuptimit të ndërmarrësisë dhe kuptimit të menaxhmentit shpeshherë ka qenë objekt debati. Thuhet se ndërmarrësia është e lidhur ekskluzivisht me pronësinë, dhe këtë vetëm në subjektet e vogla dhe të mesme ekonomike. Këto pohime janë të pasakta. Ndërmarrësia nuk mund të ndahet nga menaxhmenti, e as që është e lidhur vetëm me një subjekt të vogël ekonomik.
- 8. 2.4. Format e Ndërmarrësisë Ndërmarrësia për nga aspekti i formës së pronësisë, mundë të jetë inividuale dhe kolektive(koperative), e duke pasur prasysh shkallën e pavarsisë(autonomisë) së saj, kemi ndërmarrësinë eksterne dhe interne. Ndërmarrësia individuale: presupozon se funksionet e pronësisë, të ndërmarrësisë dhe të menaxhimit përqëndrohen në një person. Më së shpeshti bëhet fjalë për fazën fillestare të zbatimit të idesë, kur ndërmarrësi vetë i kryen të gjitha punët e nevojshme për funksionimin e organizatës punuese. Ndërmarrësia kolektive: paraqitet në çastin kur pronari- ndërmarrësi ua beson disa funksione, më së shpeshti funksionet udhëheqëse, profesionistëve, përkatësishtë menaxherëve. Mirëpo ndërmarrësia kolektive është poashtu e pranishme kur veprimi realizohet dhe si integrim i aktiviteteve të më shumë personave. Ndërmarrësia eksterne(e jashtme): nënkupton faktin se ndërmarrësi është pjesë e tregut të caktuar, nga i cili thith resurset, dhe pas një procesi të caktuar të punës sërish i plason në treg në formë të prodhimeve ose shërbimeve. Ndërmarrësia interne(brendshme): është e lidhur me krijimin e subjekteve të reja ekonomike ose të sistemeve të ndryshme afariste me një pavarsi më të vogël ose më të madhe. Mund të nënkuptojë edhe proceset e punës brendapërbrenda subjektit ekzistues ekonomik.
- 9. 2.5. Praktika e ndërmarrësisë Me rastin e përkufizimit të dallimit ndërmjet kompanisë së orientuar për ndërmarrësi dhe të asaj që nuk është e orientuar për këtë aktivitet, mund të tërheqim një paralele ndërmjet pronarit dhe ndërmarrësit. Kompania e orientuar për ndërmarrësi është novatore dhe vazhdimishtë kërkon mënyra ë reja për ushtrimin e procesit afarist me qëllim të përparimit të tij, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndërmarrësin ekzistues, ndërmarrësin e ri ose franshizën. Njëkohësisht, këto tri mundësi janë format e fillimit të një aktiviteti afarist.
- 10. Subjekti ekonomik i ri i formuar Kjo është forma më e shpeshtë e fillimit të punës vetjake, andaj edhe rreziqet këtu janë më të mëdha. Për të realizuar ndërmarrjen tonë është e nevojshme që ta analizojmë dhe evaluojmë hollësisht idenë tonë, dhe punën e re ta fillojmë pasi të jemi siguruar se punën tonë e pranon tregu. Sipas P.Druckerit duhet të shqyrtojmë me sukses me sa vijon: Orientimi në treg, Prognoza financiare, Krijimi i ekipeve udhëheqëse, Roli i ndërmarrësit(themeluesit).
- 11. Blerja e ndërmarrjes(firmës) ekzistuese Subjekti ekzistues ekonomik zakonisht është me më pak rreziqe, nëse është fjala për një ndërmarrje ekzistuese të suksesshme që është dëshmuar e aftë të tërheqë blerës ose e cila ka krijuar konsumatorë të rregullt, shanset për vazhdim të sukseshëm të veprimtarisë janë shumë të mëdha, krahas të dhënave për sukseset e mëhershme ekzistojnë edhe të dhëna për dështimet e caktuara, në mënyrë që gabimet të mos përsëriten. Sipas Strauss-it blerja e firmës ekzistuese ka disa përparësi: - nuk fillon nga zeroja, ngase puna tanimë ekziston, - nuk është e nevojshme të krijohet goodwill-reputacioni i firmës, - është më e shpejtë sesa të themelohet një veprimtari e re, - zvogëlohet rreziku, gjë që është benefiti kryesor i blerjes së firmës ekzistuese.
- 12. Franshiza Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit). Franshiza ka anët e veta të mira dhe të këqija. Sipas Strauss-it anët e mira të saj janë: - blihet një sistem i verifikuar, e kjo teoretikishtë zvoglon rrezikun e mossuksesit, - franshizori me anën e ekspertizës jep ndihmë në sfera të ndryshme të veprimtarisë, - mund të asistojë në aktivitetet promovuese dhe të ketë dobi nga fushatat e mundshme nacionale dhe internacionale. Të metat e franshizës sipas Strauss-it janë: - blerja e franshizës mund të kushtojë shumë, ngase përfshin emrin, logotipin, goodwill, ekspertizën dhe trajnimin e franshizorit, - është e kufizuar pavarësia në zhvillimin e veprimtarisë, - ndërmarrësi gjendet në pozitë të pabarabartë me franshizorin, ngase çdo punë që e kontrakton e forcon franshizorin dhe reputacionin e tij.
- 13. 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla Derisa më herët kemi theksuar se ndërmarrësia mund të paraqitet edhe në subjektet e mëdha afariste ekzistuese, ndërmarrjet e vogla janë të pranishme ekskluzivisht në subjektet e vogla afariste dhe në pajtim me këtë ekzistojnë disa specifika.
- 14. Nocioni i ndërmarrjeve të vogla Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla është e njohur në të gjitha vendet e botës. Padyshim se veprimtaria e këtyre tregjeve bazohet në veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla të cilat, në numrin e gjithmarshëm të ndërmarrjeve, marrin pjesë me mbi 95% dhe punësojnë një numër të madh njerëzish. Kriteret sipas të cilave ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mundë të klasifikohen dhe veçohen nga kompanitë e mëdha janë si vijon: Kriteret sasiore, kriteret e themelimit, kriteret cilësore.
- 15. Përparësitë dhe të metat e ndërmarrjeve të vogla Inicimi i punës vetjake i sjellë ndërmarrësit shumë përparësi, por njëkohësishtë edhe mangësi. Përparësit dhe të meta janë si vijon: Pëparësitë Njëra prej përparësive ëshëtë Pvarësia e iniciuesit të punës, i cili e ka mundësinë e zgjedhjes së pavarur. Përparësi tjera janë Mundësitë financiare, Siguria e Punës, Punësimin e familjarëve etj. Të metat Njëra prej të metave të inicimit të punës vetjake është Fluktuimi i Shitjes, e metë tjetër është Konkurrenca e cila është vështërsia e dytë më të cilën përballet ndërmarrësi, Përgjegjësia e shtuar, Humbjet Financiare, Mardhëniet e punës.
- 16. Rreziku afarist në ndërmarrjet e vogla Një asociacion mjaftë i shpeshtë për nocionin e ndërmarrësisë është pikërishtë rreziku, ngase epilogu i kësaj veprimtarie, në krahasim me format tjera të afarizmit, është tejet i pasigurtë. Suksesi i një ideje varet dhe është i kushtëzuar nga menaxhimi i mirëfilltë i rrezikut. Rreziku mundë të shkaktojë pasiguri, humbje ose dështim, përkatësishtë paqartësi në lidhje me ngjarjet e ardhshme që mundë të ndikojnë në realizimin e qëllimit.
- 17. Me planifikim deri te suksesi Mungesa e planifikimit në parim do të thotë dështim, edhe pse shumë ndërmarrës konsiderojnë se për sukses mjafton ta kesh idenë dhe të punosh me kujdes. Që të mund të sigurohen parakushtet për suksein e idesë së ndërmarrësit, është e nevojshme të hartohet plani i punës, dokument ky i cili hollësisht e përpunon idenë e ndërmarrësit dhe jepë vlersimin e saktë lidhur me zhvillimin e ardhshëm afarist dhe financiar për një periudhë të caktuar. Plani i punës duhet të hartohet jo vetëm kur e përpunojmë një ide të re, por edhe për një afarizëm të rregullt. Planifikimi fillon me analizën e forcave dhe të dobësive të brendshme si dhe të rrethanave dhe kërcënimeve të mjedisit, ndërkaq pason definimi i qëllimeve, i politikës, metodave dhe i procedurave të punës, si dhe hartimi i bilancit.
11/15/2013
Menaxhmenti dhe rendesia e ndermarresit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.
ReplyDelete