11/22/2013

Kosova edhe këtë vit ka vazhduar të eksportojë metale

Kosova edhe këtë vit ka vazhduar të eksportojë metale. Zëdhënësi i Doganës të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti është rritur eksporti i produkteve të metaleve.

Sipas tij, vlera e produkteve të metaleve të eksportuara gjatë periudhës janar-tetor kap shifrën prej 124 milionë eurosh, 24 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.
“Vlera e eksporteve të metaleve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti kap shifrën 124 milionë euro. Ndërsa gjatë vitit 2012 eksporteve të metaleve për të njëjtën periudhë ishte 100 milionë euro, kurse në total gjatë vitit 2012 kjo vlerë kishte shifrën e 127.8 milionë eurove”, ka deklaruar Stavileci për gazetën “Epokën e re”
Ai ka treguar se eksporti i metaleve është kryesisht në Shqipëri me vlerë prej 56 milionë eurosh, në Maqedoni në vlerë prej 200 milionë eurosh dhe në Turqi 11 milionë euro.

No comments:

Post a Comment