Grupi i (4) Kontabiliteti i menaxhmentit
Kontabiliteti i menaxhmentit
Afati i qershorit
Emri dhe mbiemri ______________________________
1. Pragu i rrezikut është pika ku:
a. e ardhura totale nga shitja është e barabartë me kostot,
b. marzha totale e kontributit është e barabartë me kostot totale fikse,
c. si nën a) ashti edhe nën b),
d. as nën a) e as nën b).
2. Cila kosto nuk do të ndryshojë me rritjen e aktivitetit brenda nivelit të përshtatshëm:
a. Kosto totale fikse dhe kosto variabile për njësi,
b. Kosto fikse për njësi dhe kosto variabile totale,
c. Kosto variabile për njësi dhe kosto fikse për njësi,
d. Kosto fikse për njësi dhe kosto totale fikse.
3. Çmimet interne kanë për qëllim:
a. përcaktimin e çmimeve në mes të dy ndërmarrjeve të lidhura në mes vete por të pavarura,
b. sigurimin e funksionimit të sistemit në të cilin secila njësi organizative mund të vërtetojë të ardhurat e saj si shprehje e rezultatit të aktivitetit riprodhues,
c. përcaktimin e kostos së produkteve sipas metodës së tregut,
d. përcaktimin e kostos së produkteve sipas metodës kosto plus.
4. Nëse kostot totale fikse janë 120.000 € me rastin e prodhimit të 40.000 njësive të produktit, sa janë ato kosto nëse janë prodhuar 50.000 njësi? Përgjigja _________________
5. “Standard Benz” ka të dhënat vijuese në pasqyrën financiare për muajin e fundit: Shitja 2.000.000 €, kostot variabile 1.400.000 €, kostot fikse 360.000 €. Muajin e fundit janë prodhuar dhe shitur 40.000 njësi. Çfarë është marzha e sigurisë?
6. “Ardi Co” shet një produkt të vetëm me çmim prej 50 €. Nëse kostot variabile janë 70% të çmimit dhe kostot fikse 12.750 €, sa do të jetë pragu i rrezikut
7. “Fabrika e drurit” ka pasur standardin vijues të punës direkte për prodhimin e tavolinave: 1,5 orë standarde për tavolinë me 6 € për orë direkte të punës. Javën e fundit janë punuar 1.550 orë pune direkte me kosto totale të punës prej 9.610 € për të prodhuar 1.000 tavolina. Të llogaritet shmangia e sasisë së punës dhe shmangia e çmimit të punës.
8. Kompania ka planifikuar se prodhimi për vitin e posa përfunduar do të jetë 20.000 njësi.. Të dhënat janë si vijon: materiali direkt 300.000 €, puna direkte 150.000 €, shp. fikse të prodhimtarisë 210.000 €, shp. variabile të prodhimtarisë 100.000 €, shp. fikse të shitjes dhe administrative 175.000 €, shp. variabile të shitjes dhe administratës 52.000 €.. Sa do të kushtonin produktet e gatshme në inventar të kompanisë më 31 dhjetor, sipas metodës së përllogaritjes variabile.
9. Kompania shet ngjyra, tapiceri dhe qilima. Gjatë vitit ajo ka vërejtur një rënie të ndjeshme të shitjes së tapicerive dhe fitimit nga kjo shitje. Shënimet e fundit janë si vijon:
Ngjyrat Qilimat Tapiceritë
Shitja 190.000 € 230.000 € 70.000 €
Kosto variabile 114.000 161.000 66.000
Kosto fikse 28.000 37.500 10.500
E ardhura (humbja) operative 48.000 31.500 (6.500)
Menaxhmenti studion mundësinë e hedhjes së tapicerive nga asortimenti shitës të shoqëruar me humbje. Nëse kjo linjë hedhet, kompania do të rritë shpenzimet e reklamës për 4.500 € për të promovuar linjën e re të qilimave. Çfarë është mendimi juaj, të hedhen apo jo tapiceritë nga asortimenti prodhues?
Pyetjet 1 - 3 kanë nga 2 pikë
Pyetjet 4 – 6 kanë nga 6 pikë
Pyetjet 7 – 9 kanë nga 10 pikë
Gjithsej 54 pikë
No comments:
Post a Comment