Ekonomia dhe bizneset në Kosovë varen nga kreditë bankare, ndërsa këto të fundit vazhdojnë të jenë me norma të larta të interesit dhe një gjë e tillë nuk krijon kushte të favorshme për zhvillimin e bizneseve, thonë ekspertë të kësaj fushe.
Eksperti për ekonomi, Musa Limani, drejtues i Institutit Ekonomik të Kosovës, tha se kreditë bankare në Kosovë nuk krijojnë kushte për zhvillimin e bizneseve. Sipas tij, politika kreditore parqet një instrument shumë të rëndësishëm të qeverisë, përmes së cilës ajo orienton dhe zbaton qëllimet e parashtruara zhvillimore.
Limani thotë se në Kosovë, qeveria nuk mund të intervenojë te bankat për të bërë një politikë të drejtë dhe të shëndoshë që është në funksion të biznesit vendor. Si pasoj e kësaj, shton Limani, bankat në Kosovë i bëjnë vetë politikat kreditore.
“Sipas të gjitha gjasave, këto banka kanë bërë një marrëveshje të fshehtë në mes vete dhe janë dakorduar që norma e kamatës për kreditë e dhëna të jetë diku rreth 15 për qind mesatarisht. Kjo është normë e papërballueshme për biznesin dhe ngarkesë shumë e madhe”, deklaron Limani.
Ai thotë se normat e larta të interesit zvogëlojnë interesimin për kredi, gjë që ndikon në zvogëlimin e investimeve. Sipas Limanit, investimet e vogla nuk mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, andaj, shton ai, vjen deri të zvogëlimi i prodhimit dhe largimi i punëtorëve nga vendet e punës.
Sipas drejtuesve të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë këtij viti në Kosovë janë mbyllur mbi 1,300 biznese për arsye të ndryshme, por në shumë raste si pasojë e pamundësisë së kthimit të kredisë, për shkak të normës së lartë të interesit

No comments:
Post a Comment