11/22/2013

Auditim i jashtëm për Ndërmarrjet Publike








Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukture, Tregti dhe Industri, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili, ka raportuar lidhur me nivelin e zbatimi të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, për të cilin ka thënë se është shumë i nevojshëm plotësim ndryshimi i këtij ligji, për shkak të mangësive dhe paqartësive që ka në atë ekzistues.

Ministri Ismajli ka thënë se ka rënie të hyrave në PTK, për shkak të performancës së dobët, por edhe për shkak se ky sektor është duke u përballur ndërkombëtarisht me probleme.
Ai ka folur edhe për bordet e Ndërmarrjeve Publike, proceset e privatizimit të KEK-ut, PTK, aeroportit dhe funksionimin në tërësi të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, duke thënë se është shumë e nevojshme auditimi i jashtëm i këtyre ndërmarrjeve.
“Sepse ndërmarrjet publike të cilat mendojnë me konkurruar në tregje financiare duhet ta kenë raportin e auditimit të certifikuar, të pranuar, dhe akredituar, kjo është me rëndësi. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm mundet me punuar për çështjet tona të brendshme, por ndërmarrjes i nevojitet auditimi i jashtëm gjithashtu, paralel”, është shprehur ministri Ismaili.
Ramadan Sejdiu, nga Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike për vitin 2012, ka thënë se raporti është i përbërë prej performancën financiare dhe rregullative, duke thënë se nuk janë shumë të kënaqur me performancën e tyre.
“Nuk e përjashtoj mundësinë se ekziston mundësia për një menaxhim më të mirë, për një drejtim të bordeve më të mirë, e them edhe vazhdimi i punës së bordeve ka pas ndikim edhe këtu kjo punë, për të cilën na jemi këtu, edhe s’mundemi as me zbukuru këtë raport. Raportin na jem të obliguar ta bejmë prej të dhënave kualitative. ER tash, neve na ka ndihmuar konsulenca ndërkombëtare me bo këtë raport. I kemi pas parasysh rekomandimet e juaja në vitin e kaluar, dhe mendojmë që të dhënat janë kualitative tash, a është edhe ma i miri, ka vend edhe për ma mirë”, ka thënë Sejdiu.
Myzejene Selmani, anëtare e komisionit, ka kërkuar që të sillen në parlament sa më shpejt plotësim ndryshimet për plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike për shkak, se siç është shprehur ajo, të mangësive që ka ky ligj, dhe nëse është nevoja edhe të ndryshohet

No comments:

Post a Comment