11/14/2013

Shteti si subjekt i të drejtën ndërkombëtare biznesore

Ü Shteti është subjekt i cili krijon rregullat – normat në sferën e të drejtës ndërkombëtare
biznesore.
Ü Në këto raste shteti paraqitet si bartës i pushtetit publik dhe kryen aktivitete të cilat janë
objekt i së drejtës ndërkombëtare biznesore.
Ü Konfrom me parimin e ndarjes së pushtetit shteti, nëpërmjet organeve të veta ligjdhënëse,
Ä krijon të drejtën interne (të brendshme) e që është e plotfuqishme për punën e
caktuar të së drejtës ndërkombëtare biznesore,
Ä ndërsa nëpërmes pushtetit gjyqësor në territorin e caktuar, i kryen kompetencat
gjyqësore.
Ü Në të drejtën e brendshme nacionale, shteti i rregullon parimet mbi të cilat aplikohet e
drejta ndërkombëtare biznesore.
Ü Në harmoni me rregullat e së drejtës ndërkombëtare publike;
Ä shteti lidh kontrata ndërkombëtare të cilat janë relevante për zhvillimin e tregtisë
ndërkombëtare.
Ü Përveç rolit që ka për lidhjen e kontratave ndërkombëtare, shteti në tregtinë ndërkombëtare
mund të sillet konform rendit juridik ndërkombëtar në atë mënyrë ku gjithmonë mund të
jenë të plotësuara kushtet dhe qe më atë sjellje formon doke ndërkombëtare.
Ü Doket ndërkombëtare të krijuara kështu janë p.sh. e drejta e shtetit që të bëjë eksproprimin.
b. Shteti si tregtarë
Ü Shteti merr pjesë në tregtinë ndërkombëtare në atë mënyrë që lidh punë të caktuara
juridike që për objekt kanë;
Þqarkullimin e mallit,
Þkryerjen e shërbimeve e që për nga përmbajtja e vet janë objekt i së drejtës
ndërkombëtare.
Ü Punët e këtilla janë mund të jenë të natyrave të ndryshme:
Ä cedimi i të drejtave për shfrytëzimin e pasurive natyrore (shitja koncesionit për
eksploatimin e minierave),
Ä blerja e prodhimeve (produkteve) dhe
2
Ä shërbimeve të ndryshme që janë të nevojshme për shtetin për ushtrimin e pushtetit
publik (lidhë kontrata për ndërtimin e zyrave për administratë ose shfrytëzuesit e të
cilave janë nëpunësit e saj),
Ä ushtrimi i të drejtës të anëtarëve të shoqërisë të parapara me të drejtën e kompanive
në ndërmarrje me pronë shtetërore.
Ü Në të gjitha rastet e këtilla, shteti nuk paraqitet si bartës i të drejtës publike (ex iure amperi),
por si bartës i autorizimeve juridike – private, ngase fjala është për punë të së drejtës private
(ex iure gestionis).
Ü Për punë në të cilat paraqitet si bartëse e pushtetit publik, shteti gëzon imunitet.
Ü Çështja se a paraqitet shteti si pjesëmarrës në tregtinë ndërkombëtare reduktohet në
përcaktimin e kushteve se a mund të jetë palë në procedurë gjyqësore civile e cila mund të
ushtrohet me rastin e atij kontesti.
c. Imuniteti i shtetit
Ü Imuniteti i shtetit nga ushtrimi i procedurës është çështje veçanërisht e rëndësishme për të
drejtën ndërkombëtare biznesore po ashtu edhe për konventat ndërkombëtare të cilat e
rregullojnë ekonominë.
Ü Kjo paraqet një nga çështjet e cila mjaft shpesh shtrohet në konteste gjyqësore dhe të
arbitrazhit për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe aktive të shtetit në tregtinë
ndërkombëtare sepse shtetet mund të jenë drejtpërdrejtë ose tërthorazi pronarë të avio –
kompanive, bankave, anijeve, etj,.
Ü Në fillim ka mbretëruar teoria e imunitetit absolut sipas të cilës shteti ka gëzuar imunitet nga
ushtrimi i procedurës gjyqësore para gjykatës së shtetit tjetër.
Ü Kjo praktikë është tejkaluar në favor të imunitetit restriktiv.
Þ Sipas teorisë së imunitetit restriktiv, shteti gëzon imunitet nga ushtrimi i
procedurës civile gjyqësore para gjykatës së shtetit tjetër vetëm për veprimet
nëpërmjet të cilave shprehet sovraniteti i shtetit ose ushtrohet pushteti publik (iure
amperi).
Ü Shteti nuk gëzon imunitet kundruall aktiviteteve që kanë karakter juridik – privat, gjegjësisht
punëve të natyrës komerciale (iure gestionis).
Ü Është rregull që shteti të gëzojë imunitet në raport me kompetencën e gjyqit të shtetit tjetër.
3
Ü Imuniteti nga ushtrimi i procedurës gjyqësore ka të bëjë me shtetin dhe në veçanti me
pasurinë (pronën) e tij. Kur fillon procedura para gjyqit të shtetit tjetër, gjykata vendase do
të shpallet jokompetente.
Ü Procedura e filluar kundër shtetit tjetër konsiderohet procedura ne të cilën shteti tjetër
është emëruar si i paditur – akuzuar ose kur procedura prodhon ndonjë veprim në pronë, të
drejtë, interes ose veprimtari të shtetit tjetër.
Ü Shteti tjetër mund të heq dorë nga imuniteti në procedurën e filluar para gjyqit të rregullt të
shtetit të huaj në mënyrë eksplicite (shprehimisht) ose heshtazi. Heqja dorë shprehimisht
mund të ketë formën e:
1. Kontratës ndërkombëtare;
2. deklarimit para gjyqit; ose
3. korrespondencës me shkrim në procedurë të posaçme.
Ü Heqja dorë heshtazi konsiderohet të filluarit e procedurës nga ana e shtetit ose marrja pjesë
në proces ose ndërmarrja e çfarëdo aktiviteti që kanë të bëjnë me “meritumin” e kontestit,
përveç nëse shteti deklaron se pikërisht ndërmarrja e veprimeve të këtilla konsiderohet si
bazë për vënie në dukje të imunitetit.
Ü Kështu p.sh. nuk konsiderohet heqje dorë nga imuniteti, nëse shteti kërkon nga gjyqi padinë
në mënyrë që të njihet me përmbushjen e saj ngase kundër saj ka filluar procedura për të
cilën gjë nuk iu është dërguar asgjë me shkrim sipas rregulloreve që e obligojnë.
Ü Në të kaluarën koncepti i imunitetit gjyqësor është aplikuar pa përjashtim (imuniteti
absolut).
Ä Tash është i pranuar rregulli nga të gjithë se në disa raste të caktuara duhet të
ekzistojnë përjashtime nga rregullat e imunitetit absolut, (imuniteti restriktiv).
Ü Në të drejtën anglo – saksone dhe kontinentale, në mënyra të ndryshme janë caktuar
përjashtimet nga imuniteti gjyqësor.
Ü Në të drejtën kontinentale është çështja e praktikës gjyqësore të vlerësojë në bazë të
çështjes konkrete juridike që e ka lidhur shteti ose se a gëzon shteti imunitet apo jo.
Ü Kjo qasje mund të shkaktojë pasiguri për shkak të vlerësimeve të ndryshme nga gjyqet.
Ü Me qëllim të konkretizimit dhe parashikimit, disa shtete evropiane e kanë nxjerrë konventën
e veçantë e cila përcakton se për cilat veprime (punë) shteti nuk gëzon imunitet. (Konventa
evropiane mbi imunitetin e shtetit e vitit 1972).
4
Ü Disa shtet nuk janë palë të kësaj konvente ndërkombëtare, ngase konsiderojnë që nuk
ekzistojnë burime të veçanta lidhur me imunitetin e shteteve të tjera andaj mbështetja në
të drejtën ndërkombëtare publike dhe në dispozita të Ligjit mbi procedurën kontestimore,
mund të kërkohet vetëm në teori dhe në praktikën e varfër.
Ü Në vendet anglo – saksone, në të cilat vendimet e gjyqeve më të larta kanë karakter
detyrues, është formuluar ligji i veçantë i cili numëron përjashtimet nga rregullat e imunitetit
gjyqësor të shtetit tjetër.
Ü Që të dy sistemet juridike, kontinental dhe anglo – sakson, janë të një mendimi se shteti nuk
gëzon imunitet nga ushtrimi i procedurës gjyqësore për këto lloje veprimesh (punësh);
Ä E para, për punët e natyrës komerciale të cilat shteti i ka lidhur me personin e
jashtëm juridik i ose fizik e për të cilat është kompetent gjykata e rregullt e shtetit
tjetër sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare private mbi kompetencat e
gjykatës për konteste me elementë të jashtëm.
FJanë evidente qëndrimet ndryshme mbi kriteret për përcaktimin e se a është
një punë konkrete e natyrës komerciale apo jo.
FSipas një botëkuptimi, kjo është natyra e kontestit ose e veprimit juridik të
lidhur.
FVeprimi juridik është komercial nëse, përveç shtetit, mund të lidhin edhe
subjektet e të drejtës private.
FNëse punën mund të lidhë vetëm shteti, atëherë kjo nuk është punë
komerciale.
Ä Kriter i dytë është qëllimi i punës juridike.
FNëse qëllimi i punës është plotësimi i interesit publik, atëherë shteti gëzon
imunitet dhe anasjelltas, nëse kjo nuk qëndron, shteti nuk gëzon imunitet.
FMe shfrytëzimin e natyrës së punës si kriter, zgjerohet qarku i punëve me të
cilat gëzohet imuniteti e më kriterin e qëllimit të punës ngushtohet qarku i
punëve për të cilat shteti nuk gëzon imunitet.
Ä Sipas qasjes së tretë, e cila përpiqet t’i merr parasysh që të dy pikëpamjet e
mësipërme, niset nga natyra e punës, por që në raste të caktuara duhet marrë në
konsideratë edhe qëllimin e punës.
FSipas kësaj, prioritet duhet të ketë natyra e kontratës ose e punës, por, nëse
sipas praktikës së krijuar e cila vazhdon në shtetin i cili e ka lidhur punën,
kriteri relativ për vlerësimin e karakterit tregtar është qëllimi i tij, atëherë ai
kriter do të aplikohet.
5
FAndaj, sipas kësaj qasjeje, vlerësimi se a ka puna karakter komercial,
përcaktohet sipas praktikës së krijuar e cila vazhdon në shtet i cili e ka lidhur
punën juridike konkrete e jo sipas praktikës së gjyqit të shtetit i cili e ka iniciuar
procedurën.
Ä E dyta, nëse është palë ndërmarrja në pronësi të shtetit ose subjektit juridik
(agjencion ose instrumentalitet i shtetit, siç thotë e drejta anglosaksone) që ka
aftësinë e vet palës (që të padisë ose të jetë e paditur) e të cilën e ka themeluar
shteti. Në atë rast shteti nuk gëzon imunitet.
Ä E treta, për konteste mbi pronësinë mbi pjesën në ndërmarrje ose subjekt tjetër
juridik, në të cilët shteti është pronar i pjesës. Nga ky përjashtim është e mundur
marrëveshja e kundërt e palëve.
Ä E katërta, për konteste komerciale të krijuara me shfrytëzimin e anijeve të cilat janë
pronë e shtetit.
Ä E pesta, nëse shteti ka lidhur kontratë arbitrazhi, shteti nuk gëzon imunitet në
konteste mbi vlefshmërinë dhe interpretimin e kontratës mbi arbitrazhin, procedurën
e arbitrazhit, anulimin e vendimit, përveç nëse është paraparë diçka tjetër me
kontratë të arbitrazhit.
1. Aplikimi i teorisë mbi imunitetin restriktiv në praktikë
Ü Është e natyrshme që shtetet nuk dëshirojnë të paditën nga askush.
Ü Në jetën praktike ndodhin konflikte rreth asaj se si të dallohet angazhimi i shtetit në
pikëpamje komerciale apo jo komerciale.
Ü Gjyqi mund të vërejë se në raste të caktuara është e vështirë të diferencohet;
Þ qëllimi i punës (shkaku për të cilin shteti tjetër lidh një punë komerciale) nga
Þ natyra e punës (forma e jashtme e punës që e lidhë shteti).
Ü Në doktrinë (teori) theksohet se koncepti i imunitetit restriktiv (vlerësimi i aktit ex iure
gestionis) kërkon shqyrtim që është i bazuar në supozimin politik në sferën e aktiviteteve
të shtetit.
Ü Në vetë praktikën gjyqësore, të shqyrtimi i akteve të shtetit të cilat, sipas natyrës së vet,
paraqesin punë komerciale, mund të jenë të ndryshme.
6
2 Heqja dorë nga imuniteti në procedurën e arbitrazhit
Ü Nëse është shteti palë e kontratës mbi arbitrazhin, nuk mund të thirret në të drejtën e
vetë të brendshme në mënyrë që ta konteston aftësinë që të jetë palë në procedurën e
arbitrazhit ose kontestit të arbitrazhit.
Ü Rregulla është vërtetuar në praktikën e arbitrazheve ndërkombëtare tregtare.
Ü Në të vërtetë, nëse merret se ekziston përgjegjësia e shtetit për dëmin e shkaktuar
(përgjegjësia kontraktuese ose jashtë kontraktuese) ekzistenca e përgjegjësisë mund të
konsiderohet si zëvendësim për pëlqimin eksplicit të shtetit që kontestin e caktuar ta
zgjedh nëpërmjet arbitrazhit tregtar.
Ü Nuk mund të konsiderohet se shteti sovran ka hequr dorë nga imuniteti në rastin kur
nuk e ka shprehur pëlqimin në mënyrë të padyshimtë që të arbitron. Nuk ekziston heqje
dorë nga imuniteti për kontratën e arbitrazhit.
2. Imuniteti nga ekzekutimi i vendimit të gjyqit
Ü Nëse nuk ekziston imuniteti i shtetit nga ushtrimi i procedurës gjyqësore civile, kjo nuk do ë
thotë që vendimi i gjyqësor i kontestit nuk mund ekzekutohet kundër shtetit në pronën e tij.
Ü Është e mundur që imuniteti gjyqësor të mos ekzistojë dhe që vendimi gjyqësor i marrur në
procedurë të mos mund të ekzekutohet.
Ü Sipas të drejtës ndërkombëtare, gjyqi nuk është i autorizuar të zaptojë (konfiskojë) pronën e
huaj ose ta ekzekutojë vendimin e gjyqit në pronën e shtetit tjetër e cila shfrytëzohet për
shërbime publike (p.sh. zaptimin (konfiskimin) e ambasadës së shtetit tjetër).
Ü Prona që shërben për qëllime publike ka imunitet nga ekzekutimi.
Ü Ekzekutimi në pronën e shtetit tjetër është i mundur nëse ajo nuk kryen funksione të
shërbimeve publike, gjegjësisht, pronën e cila mund të shfrytëzohet për qëllime komerciale.
Ä Konventa Evropiane mbi arbitrazhet ndërkombëtare e vitit 1961 nuk parasheh
imunitetet nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor.
Ü Disa shtete respektojnë parimin sipas të cilit në pronën e shtetit tjetër nuk mund të caktohet
ekzekutimi me përjashtim kur vet shteti tjetër jep pëlqimin që të caktohet ekzekutimi me

kusht që ky pëlqim të jetë eksplicit (shprehimisht i dhënë).

No comments:

Post a Comment